LAJMI I FUNDIT:

Nëna e “Pintos”: E kanë vrarë djalin tim dhe e kanë lënë ta hanë kafshët

Nëna e “Pintos”: E kanë vrarë djalin tim dhe e kanë lënë ta hanë kafshët

Sot është dashur të mbahet seanca për vrasjen e Pino Sekondo, djaloshit me prejardhje nga Italia me prind nga Maqedonia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme u shfaq vajza që më herët e kishte pranuar pjesmarrjen në vrasjen e Sekondo, që ka ndodhur më 11 dhjetor të vitit 2018. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi vajza në fjalë e ka thirrur në periferi të lagjes Gjorçe Petrov në Shkup.

Pasi është anuluar seanca, nëna e Pintos para gazetarëve ka thënë “Pse të harxhojmë para të shtetit për të mbajtur seanca kur ajo vetë e ka pranuar fajin. E kanë mbytur dhe e kanë lënë që ta hanë kafshët. Mos ishit ju gazetarët, sot nuk do të ishim këtu. E kanë mbytur djalin tim dhe e kanë futur me një paketë prej 58 centimetrash, në thellësi prej 27-28 centimetra. Në këtë kuti ata i kanë futur eshtrat e djalit tim, jo trupin” tha nëna e djalit të vrarë.


Përndryshe, kjo ngjarje filloi të merr formë vetëm para disa muajve kur e nëna e Pino Sekondo ka kërkuar djalin me muaj duke trokitur në dyert e institucioneve dhe mediave për të alarmuar ngjarjen. I dyshuari për vrasje të djalit të saj është në arrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na u ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori