LAJMI I FUNDIT:

Negocimi për dorëzim u bë brenda shtëpisë, Sokol Halili në vazhdimësi mbante armën në kokë

Negocimi për dorëzim u bë brenda shtëpisë, Sokol Halili në vazhdimësi mbante armën në kokë

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij Hamide Magashit, Sokol Halili sot ka kryer aktin e vetëvrasjes para zyrtarëve policorë të cilët kishin lokalizuar vend ndodhjen e tij.

Sokol Halili gjendej në arrati që nga mbrëmja e 30 nëntorit ndërsa ai sot ishte duke qëndruar në shtëpinë e familjarëve të tij.

Burime të Kallxo.com brenda prokurorisë në Ferizaj, tregojnë se Sokol Halili në vazhdimësi kishte mbajtur armën në kokë gjatë kohës derisa me zyrtarët policorë po negocionte për dorëzimin e tij.


I dyshuari vetëvrasjen po dyshohet se e ka kryer në njërën nga dhomat e shtëpisë ku po qëndronte.

Tutje sipas burimeve zyrtarët policorë kanë qenë duke negociuar me të dyshuarin brenda shtëpisë.

Zyrtarët policorë kanë qenë në korridorin e shtëpisë, ndërsa i dyshuari në dhomë.

Sokol Halili i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas së tij Hamide Magashi, ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e familjes së tij.

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka thënë se trupi i pajetë është tërhequr menjëherë nga vendi i ngjarjes.

“Trupi i viktimës është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Jashari nga vendi i ngjarjes.

Sokol Halili kishte më shumë se 40 orë që po kërkohej nga organet e rendit në lidhje me vrasjen që ndodhi në orët e para të mbrëmjes së 30 nëntorit, para QKUK-së.

Halili dyshohej se kreu vrasjen e gruas së tij e cila ishte edhe shtatzënë.

Ajo është varrosur gjatë ditës së sotme në Lipjan.

Fillimisht ishte lokalizuar vend ndodhja e Halilit e cila ishte shtëpia familjare në Komunën e Shtimes. Pas lokalizimit të vendit policia ka nisur negociatat për dorëzim me babanë e të dyshuarit dhe me këtë të fundit.

Ai në prezencë të policisë ka kryer aktin e vetëvrasjes. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori