LAJMI I FUNDIT:

Nedved: Pirlo dhe Ronaldo qëndrojnë, Dybala në dyshim

Nedved: Pirlo dhe Ronaldo qëndrojnë, Dybala në dyshim
(Foto: Instagram/nedved__official)

Zëvendëspresidenti i Juventusit, Pavel Nedved, ka thënë se Andrea Pirlo dhe Cristiano Ronaldo do të mbesin te Zonja e Vjetër, mirëpo e ardhmja e Paulo Dybalas është në dyshim.

Trajneri i Bianconerëve është në presion të madhe pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe zbehjes së gjasave për titullin e Serie A.

“Pirlo është dhe do të mbetet trajner i Juventusit, kjo është 100 për qind e sigurt”, ka deklaruar Nedved për DAZN.


“Kemi filluar një projekt të ri me të duke e ditur se do të hasim vështirësi. Deshëm të bënim diçka më shumë, por nuk ia arritëm. Jemi të qetë, Pirlo i ka të gjitha predispozitat për t’u bërë trajner i madh”, ka shtuar 48-vjeçari.

(Foto: Instagram/paulodybala)

E ardhmja e Ronaldos: “Sa e di unë, Ronaldo nuk do të largohet. Ai ka një kontratë deri në qershor 2022 dhe do të qëndrojë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Cristiano Ronaldo na ka shtyrë përpara drejt Olimpit të futbollit, si në aspektin teknik, ashtu edhe në atë të imazhit”.

Vetëm pesë lojtarë të Juves janë të paprekshëm, në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ronaldo dhe Dybala
Lexo po ashtu Vetëm pesë lojtarë të Juves janë të paprekshëm, në këtë listë nuk bëjnë pjesë Ronaldo dhe Dybala

Situata e Dybalas: “Na ka munguar Dybala. Mendoj se ka luajtur më pak se 800 minuta me ne këtë sezon. Prania e tij do të na jepte më shumë opsione në sulm. Atij i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij dhe nuk kam asgjë për të shtuar më shumë seç kanë thënë Paratici dhe Agnelli. Juventusi do ta shqyrtojë secilën mundësi në treg”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Kalo në kategori