Nedim Bajrami ka qenë fantastik në fitoren e Rangers 0-2 në udhëtim te Malmo.

Mesfushori shqiptar ishte vendimtar në fitoren e skuadrës skoceze në udhëtim te Malmo, duke shënuar gol vetëm pas disa sekondave.


E falë paraqitjes fantastike në kryeqytetin suedez, Bajrami ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të xhiros së parë në Ligën e Evropës.

Nedim Bajrami 1

Në portë është portieri italian i Spurs, Vicario që pati një mbrëmje të shkëlqyeshme.

Mbrojtja përbëhet nga Paredes (Bilbao), Caleta-Car (Lyon) dhe Jemelka i Viktoria Plzen.

Ndërkohë në mesfushë përveç Nedim Bajramit janë edhe Olaru (Steaua), Verschaeren (Anderlecht) dhe Rasmus Kristensen i Eintracht Frankfurt.

Treshja e sulmit janë Hugo Ekitike (Frankfurt), Dia i Lazios dhe Hauge i Bodo/Glimt. /Telegrafi/

Screenshot 2024 09 27 115316

telegrafi sport app