Në xhamitë e Kosovës sot ligjërohet për rëndësinë e vaksinimit antiCOVID

14:"Ridvan Slivova
Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se sot në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma do të flitet për rëndësinë e vaksinimit antiCOVID.
Në njoftimin për media, BIK fton qytetarët që t’i përgjigjen qeverisë për vaksinim.
“Në kuadër të ligjëratës së ditës së xhuma (dt.23.07.2021) ftojmë që t'i bëhet thirrje xhematit (dhe nëpërmes tyre familjarëve të tyre) që t'i përgjigjen thirrjes së Qeverisë së Kosovës për vaksinim kundër virusit COVID 19, si dhe si masë parandaluese kundër infektimit me variantin e ri të coronavirusit, të ashtuquajtur varianti indian Delta, i cili paraqet rrezikshmëri shumë më të lartë për shëndetin se sa ai aktual”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/07/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































