LAJMI I FUNDIT:

Në vitin 2017 Mitrovica do të ketë pishinë olimpike të hapur dhe gjysmë olimpike të mbyllur

Në vitin 2017 Mitrovica do të ketë pishinë olimpike të hapur dhe gjysmë olimpike të mbyllur

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Operatorit ekonomik “Lin-Projekt”, Sh.p.k & “Arjeta Group”, Sh.p.k, Ferki Haxhimehmeti, kanë nënshkruar kontratën për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, me qëllim të ndërtimit të objekteve të Kompleksit të Pishinave.

Sipas kontratës, në bazë të vendimit që ka marrë Kuvendi i Komunës në mbledhjen e mbajtur më 31.08.2016, Komuna i jep në shfrytëzim afatgjatë prej 99 vjetësh hapësirën prej 17.137 metra katrorë që shtrihet në zonën afër lumit Ibër, përkatësisht në Lagjen Fidanishte dhe hapësirën prej 2.554 metra katrorë që shtihet në zonën kadastralet të Zhabarit.

Ndërkaq, operatori ekonomik “Lin-Projekt”, Sh.p.k & “Arjeta Group”, Sh.p.k, obligohet që ndërtimin e objekteve të Kompleksit të Pishinave, sipas kushteve urbane të parapare dhe të lejuara me Planin Rregullues Urban, të filloj brenda afatit prej gjashtë muajsh, nga dita e nënshkrimit të kontratës.


Sipas kontratës, parashihet që në kompleksin e pishinave të ndërtohet një pishinë e hapur olimpike, një pishinë e mbyllur gjysmë olimpike, një pishinë rekreative dhe një pishinë për fëmijë, si dhe objekte tjera përcjellëse siç janë fushat e sportit, fusha për tenis, fusha për basketboll, fusha për volejboll e të tjera.

Drejtori i Operatorit ekonomik “Lin-Projekt”, Sh.p.k & “Arjeta Group”, Sh.p.k, Ferki Haxhimehmeti, tha se investimet për ndërtimin e Kompleksit të pishinave, arrin shumën diku rreth 7 milionë euro, ndërsa që në to do të punësohen 75 punëtorë të rinj. Ai premtoi se pishinat do të jenë të gatshme për shfrytëzim në verën e vitit 2017.

Në trend Sport

Më shumë
Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

Flick kundërshton rikthimin e Neymar te Barcelona, ka dy dyshime rreth tij

La Liga
Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

Real Madridi dërgon skautët për ta përcjellë yllin e Ligës Premier

La Liga
Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve rikthehet me fazën e eliminimit – vëmendja tek derbi madrilen

Liga e Kampionëve
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

MKRS obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

Sport vendor
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A
Kalo në kategori