Nuanca që në kuti duket e fortë, në fytyrë jep freski, ndriçim dhe pamje të pushuar natyrale

Nëse, kur bëhet fjalë për zbukurimin e fytyrës, zakonisht i përmbaheni zgjedhjeve të sigurta, me gjasë skuqësit vjollcë nuk ju duken si diçka që do ta provonit menjëherë. Nuanca vjollcë në kuti mund të duket intensive, pak dramatike, madje edhe pak frikësuese për rregullimin e përditshëm.


Por pikërisht ato janë kthyer muajt e fundit në prirjen kryesore dhe me arsye të fortë.

Pse po i duam kaq shumë skuqësit vjollcë?

Në lëkurë, kjo nuancë nuk duket aspak aq e guximshme sa duket në kuti. Në vend të një vjollce të fortë, fitohet një ton i freskët dhe i ftohtë që fytyrës i jep pamje të pushuar dhe efekt ndriçues.

Prirjet e bukurisë në sezonet e fundit janë zhvendosur qartë drejt nuancave që janë ndryshe, por ende të lehta për t’u mbajtur. Vjollca është pikërisht e tillë. Mjaftueshëm e papritur për të dukur bashkëkohore, por edhe mjaftueshëm e butë për t’u përshtatur me rregullimin e ditës.

Ngjyrimet vjollcë janë bërë papritur shumë të kërkuara, ndërsa nuancat e frymëzuara nga orkidetë dhe tonet e ftohta vjollcë janë parë edhe në paraqitjet e modës për sezonin vjeshtë dimër 2026.

Ky është sinjal i qartë se kjo prirje nuk do të zhduket shpejt.

Arsyeja e popullaritetit është shumë e thjeshtë: skuqësit vjollcë veprojnë si ndriçues natyral për fytyrën. Ato japin ton të freskët dhe të ftohtë, pa u dukur të rënduara. Në kohën kur të gjithë kërkojmë diçka të re, por edhe praktike për çdo ditë, skuqësi vjollcë vjen si hapi i radhës krejt logjik, transmeton Telegrafi.

Si ta zgjidhni skuqësin vjollcë sipas tonit të lëkurës

Te kjo prirje, çelësi nuk është intensiteti i ngjyrës, por nëntoni. Nuanca që në kuti duket e errët ose intensive, në lëkurë shpesh shndërrohet në ton shumë më të butë, prandaj është e rëndësishme të zgjidhet sipas tonit të lëkurës.

Për lëkurë të çelët

Më bukur duken nuancat e buta si lila ose livanda. Ato japin pamje të lehtë dhe romantike, pa u dukur të theksuara.

Për lëkurë mesatare dhe të nxirë

Nuancat më të pasura të vjollcës me përzierje rozë japin baraspeshë ideale mes freskisë dhe ngrohtësisë.

Për lëkurë më të errët

Nuancat e thella të kumbullës ose vjollca e ngopur dalin veçanërisht bukur në pah dhe e theksojnë shkëlqimin natyral të lëkurës.

Skuqësit më të mirë vjollcë

Në shikim të parë duket e pazakontë, por nuanca vjollcë shpesh duket më natyrale sesa roza klasike. Nëntonet e ftohta vjollcë mund ta imitojnë shumë besueshëm skuqjen natyrale të lëkurës, sidomos kur vendosen në shtresë të hollë.

Nëse deri më tani e keni shmangur këtë nuancë sepse ju është dukur tepër e guximshme, ndoshta ka ardhur koha t’i jepni një mundësi. Në vazhdim kemi veçuar skuqësit më të mirë vjollcë për atë pamje freskie që nuancat klasike ndonjëherë thjesht nuk arrijnë ta japin. /Telegrafi/