Juanica Castro - motra e diktatorit të vdekur kuban, Fidel Castro - nuk do të shkojë në Kubë për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të saj, raporton Daily Mail.

Ajo tha se ndjehet e pikëlluar për vdekjen e tij, por shtoi se kurrë nuk dëshiron të kthehet në Kubë.


Juanita që nga viti 1965 jeton në Miami. Ajo e ka akuzuar Fidelin se Kuba është kthyer në një "burg të madh të rrethuar nga uji”, transmeton Telegrafi.

Motra shprehet se humbja e vëllait ka ngjallë plagët e vjetra: se si për 51 vite jeton në ekzil në SHBA, dhe se si shumë të tjerë ajo është viktimë e largimeve nga regjimi i Fidelit. /Telegrafi/