Në Universitetin e Tetovës, me një ceremoni solemne sot u shënua 22 Nëntori, Dita e Kongresit të Manastirit, e njohur si Dita e Alfabetit.
Në 111 vjetorin e njësimit të alfabetit, studentëve dhe profesorëve të universitetit tonë me fjalë rasti ju drejtua dekani i Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Berton Sulejmani.
Ai, duke iu referuar rëndësisë së kësaj dite, tha se ta kujtosh dhe ta nderosh përvjetorin e Kongresit të Manastirit, e në veçanti 111-vjetorin e tij, nuk është thjesht një nderim, por detyrë e obligim i brezit tanë, për të gjithë ata që nuk kursyen asgjë, duke përballuar ndjekjet, persekutimet dhe reprezaljet për të zgjidhur një nga çështjet më madhore të kulturës sonë, alfabetin e përbashkët të shqipes.
“Kongresi i Manastirit pati rëndësi të madhe jo vetëm për alfabetin dhe për gjuhën letrare kombëtare, për arsimin e për kulturën, por edhe për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në përgjithësi. Me të drejtë thuhet se pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ky është kuvendi që mblodhi shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit tonë, nga ngulmimet shqiptare e të tjerë, duke dhënë sinjalin e parë për pavarësinë kombëtare të popullit shqiptar. Gjithashtu, ai për herë të parë në historinë tonë çeli rrugën e kongreseve për të diskutuar çështje madhore të kulturës sonë. Me të vërtetë historia e alfabetit të gjuhës shqipe qe një rrugë e gjatë, e mundimshme dhe e dhimbshme, por atdhetarët shqiptarë arritën ta zgjidhin atë”, tha Prof. Dr. Berton Sulejmani.
Referatin qendror për rëndësinë e Kongresit të Manastirit e paraqiti profesoresha e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filologjik të UT-së, Prof. Dr. Emine Shabani.
Sipas saj, Rilindja Kombëtare ka emra të shquar që kontribuuan madje edhe sakrifikuan gjithçka për të ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin dhe veçoi disa emra, vepra e të cilëve lidhet ngushtë me Rrugën e Shkronjave deri në përfundim të Kongresit të Manastirit, si dhe arritjes së marrëveshjes për një alfabet unik.
“Ky kongres pati gjithsej 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 23 qytete, shoqëri dhe klube dhe 18 delegatë të tjerë pa të drejtë vote. Kryetar i Komisionit ishte Gjergj Fishta, ndërsa nënkryetar: Mit-hat Frashëri, sekretar:
Luigj Gurakuqi dhe anëtarë: Ndre Mjeda, Bajo Topulli, Sotir Peci, Gjergj Qiriazi, Shahin Kolonja, Parashqevi Qiriazi, Grigor Cilka, Hilë Mosi, Thoma Avrami, Fehmi Zavalani, Nyzhet Vrioni, Phineas Kennedy-vëzhgues i Kongresit, Sotir Peci, Shahin Kolonja, Dhimitër Buda, Mihail Grameno, Sami Pojani, Filomena Bonati, Taqi Buda, si dhe Petro Nini Luarasi”, theksoi Prof. Dr. Emine Shabani.
Ky manifestim u përmbyll me një recital të përgatitur nga studentët e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Ermira Ameti, Sema Fetahi dhe Arta Omeri, si dhe një interpretim instrumental në flaut, të cilin e interpretoi studentja e Katedrës së Muzikës nga Fakulteti i Arteve, Teuta Emini./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor
![Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Alicia-Kearns-Deputete-Britaneze-foto-Ridvan-Slivova-9-780x439.jpg)
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
![“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/251514131-e1739017538986-780x439.jpg)
“Nuk kam preferencë”, Rama flet për zgjedhjet në Kosovë në një intervistë për “El Mundo”, komenton edhe Gazën dhe vendimin e Trump për USAID
![Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476797986_1050156560474552_4662049596669104833_n-2-780x439.jpg)
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra
![Donika Gërvalla voton në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476931395_10226257393398204_1310830413979584576_n-1-780x439.jpg)
Donika Gërvalla voton në Gjermani
![Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avni-780x439.jpg)
Islami: Petkoviqi me deklaratat e tij ndërhyn në procesin zgjedhor në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti