Instituti “Çabej” është një fondacion kulturor kushtuar punës në lëmin e gjuhës shqipe, shkencave albanistike dhe kulturës sonë kombëtare. Themelohet duke u mbështetur në trashëgiminë intelektuale të dijetarit Eqrem Çabej. Nisma për themelimin e Institutit Çabej është marrë nga Brikena Çabej dhe Gjergj Shiko, në bashkëpunim me një grup specialistësh e dashamirësh të veprës së Eqrem Çabejt e të studimeve albanistike, transmeton Telegrafi.

“Gjuha është pasuria më e madhe e një populli”.
Me këtë shprehje, të babait të saj, albanologut Eqrem Çabej, e nisi fjalën e saj përuruese për Institutin, Brikena Çabej.
“Ky institut është për studimet që merren me gjuhën, por edhe me shkencat e tjera. Ne po e themelojmë këtë Institut me shpresën që pasardhësit do ta çojnë përpara, duke uruar jo vetëm që të shërbejë si një rrjet ndërlidhës, por edhe përbashkues për shqiptarët kudo që janë, e veçanërisht për ata shqiptarë që merren me shkencat humane”.
Instituti “Çabej” vjen si një nevojë parësore e shkencës së albanologjisë për të përbashkuar të gjithë studiuesit shqiptarë të kësaj disipline themelore për kulturën tonë, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Bashkërendimi i mendjeve, vullneteve dhe tematikave të studimit mbi shqipen është një punë tejet e dobishme, të cilën Instituti “Çabej” e ka në qëllimin e tij kryesor të themelimit.
Çabej ka qenë i fokusuar dhe i interesuar për trevat shqiptare dhe për ngritjen e gjuhës dhe mendimit shqiptarë në të gjitha trevat, pavarësisht se edhe vet bashkëpunimi mes shqiptarësh ka qenë shpesh i penguar.
“Albanistika me të gjitha disiplinat e veta ka pasur momente të ulëta e momente të larta në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës; ka pasur momente ku bashkëpunimi thuajse ka munguar krejt; ka pasur momente ku për shkak të rrethanave të kohës kanë mundur të komunikojnë vetëm studiuesit e ky komunikim ka qenë jetik për shqipen, pasi të shtrënguar të mos komunikonin mes veti dy bashkësitë shqipfolëse, ua kishin besuar së paku përbashkimin gjuhësor vullneteve të mbara të gjuhësisë”, thuhet në njoftim.
Drejtuesja e këtij institute kujton se Çabej rezulton të jetë vullneti me i mbarë i atyre kohëve, pedagogu i leksioneve të Prishtinës mbi historinë e gjuhës shqipe dhe mbi albanistikën si pjesë e studimeve indoeuropiane. Fillimi i viteve ’70 e gjen Çabejn të përfshirë në një cikël të tillë leksionesh pasuniversitare, pra mbi historinë e shqipes dhe simotrave të saj. Leksione të tilla për Prishtinën dhe krejt bashkësinë shqiptare në Kosovë asokohe qenë të pazëvendësueshme pasi për kushtet historike në të cilat gjendej Kosova, kaptonin kufijtë e mirëfilltë të shkencës dhe lidheshin persë drejti me debatin e autoktonisë së shqiptarëve.
“Ndaj jo rastësisht, botimet Rilindja të Prishtinës qenë të parat që botuan në gjashtë vëllime ‘Studime Gjuhësore’ të Eqrem Çabejt, në të cilat përfshihen studime etimologjike, të gjuhësisë historike, të antropologjisë kulturore dhe gjuhësore të shqiptarëve e të gjithçka tjetër që albanologët e Prishtinës kishin mundur të përmblidhnin nga Çabej. Vetëdija se shqiptarët janë një komb gjuhësor bën që Instituti ‘Çabej’ të mos ketë thjesht mision shkencor por edhe kombëtar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
A janë të gjitha pikturat politike?

Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!

Pse parapëlqehet kaq shumë në rrjetet sociale, shkrimtari i shekujve të kaluar?

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

Romeo dhe Zhulieta: Origjina e dashurisë tragjike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës