“Në këtë treg ishte destinuar të bëhet shitja me shumicë, ndërsa kapaciteti ishte paraparë për 40 automjete më të mëdha. Hapësira është rreth 3000 metra katrorë, e cila ende nuk është funksionale shkaku se nuk ka të interesuar”, thonë nga NPK-ja e Tetovës.
Në fillim të vitit 2014, në Tetovë u rregullua një hapësirë për treg të ri. Pikërisht afër stacionit të autobusëve dhe stacionit hekurudhor në qytetin e Tetovës. Por që atëherë e këndej kjo pjesë nuk është vënë në funksion për qëllimin që kishte. Ka ngelur ende kjo hapësirë që nuk shfrytëzohet dhe nuk është rregulluar për atë destinim që ishte rregulluar para katër vitesh. Sot e kësaj dite, ky vend i destinuar për treg nuk po gjen mënyrën për të qenë një treg për ata që dëshirojnë që të shesin me shumicë prodhimet e tyre, shkruan gazeta KOHA. Edhe pse kanë kaluar katër vite, megjithatë i njëjti nuk përdoret nga shitësit.
Në rrugët e Tetovës gjithandej vërehen shitës në trotuare, kurse më shumë i vëren përgjatë rrugës për tek Qendra sportive, të cilët me kamion dhe traktorë uzurpojnë hapësirat publike.
Edhe pse disa herë të njëjtit gjobiten nga ana e policisë, megjithatë sërish ata qëndrojnë në atë vend edhe pse tregu ekziston afër aty. Kryesisht këta shitës qëndrojnë në rrugën për tek Qendra sportive dhe në bulevardin “Bllagoja Toska”, po kohëve të fundit vërehen edhe në bulevardin e Ilindenit.
“Fillimisht ishin rezervuar vetëm 15 vende për shitje. Por edhe ato nuk filluan asnjëherë, duke parë mos interesimin e tjerëve. Në këtë treg ishte destinuar të bëhet shitja me shumicë, ndërsa kapaciteti ishte paraparë për 40 automjete më të mëdha. Hapësira është rreth 3000 metra katrorë, e cila ende nuk është funksionale shkaku se nuk ka të interesuar”, thonë nga NPK-ja e Tetovës. Nga kjo ndërmarrje bëjnë të ditur se në këtë periudhë, gjithnjë më shumë ka shitës të tillë të cilët nuk shfrytëzojnë tregun.
Tash katër vite që nga inicimi i rregullimit të tregut me shumicë, megjithatë kjo iniciativë e ndërmarrjes dështoi ose thënë ndryshe nuk funksionoi për arsye se tregtarët, shitësit ambulant nuk shprehën gatishmëri që veprimtarinë e tyre tregtare ta kryejnë në këtë hapësirë edhe përkundër një shumë simbolike prej 100 denarësh në ditë – shumë kjo që tregtarët duhej të paguanin për të zhvilluar veprimtarinë e tyre tregtare. Pas disa vitesh, Ndërmarrja Publike Komunale Tetova – Tetovë ju bëri një ofertë tjetër shitësve ambulant për tu futur në hapësirat e tregut të gjelbër, ku 6 muaj pa pagesë do të mund të kryenin veprimtarinë e tyre tregtare, megjithatë as kësaj oferte të ndërmarrjes shitësit ambulant nuk iu përgjigjën pozitivisht dhe vazhdojnë të shesin produktet e tyre në hapësira publike, si në trotoare përfeth tregut të gjelbërt, thonë nga ndërmarrja publike komunale e Tetovës.
Krahas kësaj, policia disa herë i ka larguar shitësit ambulant përreth tregut, por edhe ata nuk kanë vende adekuate dhe të përshtatshme, prandaj edhe disa herë kanë shprehur revoltën e tyre për një mungesë të vendit adekuat, ku ata do të mund të shitnin prodhimet e tyre, sidomos bujqit tetovarë.
Nga policia e Tetovës theksuan se ndaj këtyre personave shpeshherë është janë shqiptuar dënime, por të njëjtit vijojnë të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në trotuare. Bëhet e ditur se gjobat ndaj këtyre shitësve arrijnë deri në 300 euro. Ndryshe, ideja për një treg për shitje me shumicë në Tetovë, sipas drejtuesve të NPK-së, ishte se deri më tash – prodhimet e ndryshme me shumicë janë shitur nëpër trotuare dhe kanë penguar edhe lëvizjen e lirë të qytetarëve./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës