Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është shumë aktive ditëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo publikon shpesh për ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.


Së fundmi, këngëtarja shkupjane ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

350243642 196488856680699 2957277250875111662 n

Ajo është shfaqur mjaft atraktive në këto poza, e veshur me një palë xhinse dhe një bluzë të shkurtër.

Këngëtarja e hitit “Inati” u kujdes që të vërë në pah linjat e saj të theksuara të trupit, në veçanti barkun e tonifikuar.

350608456 958719325556410 5162109293794604271 n

“Ajo fluturon me krahët e saj”, ka shkruar Tuna në mbishkrimin e këtyre fotografive, ku pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar.

350306328 1401186437330887 1772932646959583681 n

Tuna përndryshe është rikthyer fuqishëm në muzikë me disa projekte muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku. /Telegrafi/

350596636 1698249803928508 5036582233720385730 n