LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 4° partlycloudy_night

Në takimin me qytetarët, të organizuar nga Urbanizmi, komentojnë vetëm zyrtarët komunalë

Në takimin me qytetarët, të organizuar nga Urbanizmi, komentojnë vetëm zyrtarët komunalë

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033, Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor e Komunës së Prizrenit të hënën ka organizuar takim me qytetarët për prezantimin publik të profilit komunal si pjesë e këtij dokumenti strategjik.

Krahas numrit të vogël të qytetarëve pjesëmarrës, në këtë takim, pas prezantimeve nga përfaqësuesit e operatorit të angazhuar për hartimin e PZHK-së, kanë komentuar vetëm zyrtarët komunalë, raporton Telegrafi.

Ismajl Baftijari nga INSI duke sqaruar rëndësinë e PZhK-së dhe qëllimin e takimit për prezantimin e profilit komunal në kuadër të tij, ka theksuar se reforma ligjore e vitit 2013 parasheh që dokumentet e planifikimit hapësinor të hartohen me pjesëmarrjen publike.


“Pjesëmarrja publike nuk është dëshirë, është obligim ligjor dhe në funksion të kryerjes së këtij obligimi ligjor ne sot jemi pranë jush për ta bërë prezantimin e profilit komunal”, ka thënë ai, për të shtuar se komentet mund të adresohen edhe online.

Ndërkaq Valon Gërmizaj ka bërë prezantimin e profilit komunal, duke sqaruar në të janë përmbledhur dhe shqyrtuar të dhënat lidhur me historinë e zhvillimit të Komunës së Prizrenit, si dhe gjendja ekzistuese me kapacitetet njerëzore dhe financiare.

Pas këtyre paraqitjeve, fjalën e ka marrë vetëm Drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj i cili pasi ka vënë në pah rëndësinë e PZhK-së, ka njoftuar hartuesit se Zyra e BE-së në Kosovë është angazhuar në hartimin e projektit të fizibilitetit për ngrohtoren qendrore solare, dhe se kjo e dhënë duhet të merret parasysh nga ta, raporton Telegrafi.

Në të njëjtën kohë ka shprehur qëndrimin që procesi i hartimit të dinamizohet në mënyrë që organet komunale ta miratojnë dhe zbatojnë PZhK-në, si plan që i jep drejtim zhvillimit të komunës.

Ndërkaq Shpresa Osmanollaj nga DUPH ka pohuar se gjatë fazë njoftuese për hartimin e PZhK-së qytetarët janë njoftuar se cdo kërkesë mund ta adresojnë edhe gjatë periudhës së shqyrtimit publik të këtij dokumenti. “Do të thotë e kemi një periudhë të gjatë për pjesëmarrje në këtë procedurë dhe kërkesat që i keni mund ti drejtoni në DUPH”, ka thënë ajo.

Plani Zhvillimor Komunal sipas legjislacionit në fuqi është një plan strategjik multi-sektorial i cili përcakton caqet afatgjata të zhvillimit ekonomik, social dhe hapësinor, dhe duhet të përfshijë planin për zhvillimin e zonave urbane dhe rurale për një periudhë së paku tetë vjeçare. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Evropa
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Motra e Rita Orës, Elena vjen në Prishtinë për një dasmë familjare - merr vëmendje me dukjen e saj të veçantë

Magazina
Kalo në kategori