Në Spitalin e Gjakovës janë dukë u trajtuar 50 pacientë me COVID-19, prej tyre pesë nga stafi mjekësorë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, 72 pacientë janë të hospitalizuar për COVID-19, prej tyre 50 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me këtë virus, 16 negativ ndërsa gjashtë të tjerë ende të pakonfirmuar.
Në njoftimin e tyre thuhet se 35 pacientë janë me oksigjeno terapi, një është në CPAP maskë, dy pacientë në respirator.
Ndërkaq, sipas njoftimit bëhet e ditur se prej stafit të Spitalit COVID-19 Pozitiv janë pesë persona: 1 mjek, 2 infermierë dhe 2 staf administrativ. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate













































