LAJMI I FUNDIT:

Në Spanjë regjistrohen temperatura deri në 44 gradë Celsius – në valën e parë të të nxehtit këtë verë

Në Spanjë regjistrohen temperatura deri në 44 gradë Celsius – në valën e parë të të nxehtit këtë verë

Zonat e Spanjës jugore si Sevilja dhe Kordoba kanë regjistruar temperatura deri në 44 gradë sot, ndërsa vendi përjeton valën e parë të të nxehtit të verës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të dielën, temperatura më e lartë prej 43.8 gradë Celsius u regjistrua në El Granado, një zonë në provincën Huelva në rajonin jugor të Andaluzisë.

Valët e të nxehtit në qershor janë bërë më të shpeshta vitet e fundit, pjesë e një modeli global të rritjes së temperaturave, që i atribuohet gjerësisht nga shkencëtarët aktivitetit njerëzor.


“Në 12 vitet e fundit frekuenca e valëve të të nxehtit në qershor është trefishuar”, ka thënë Ruben del Campo, zëdhënës i agjencisë kombëtare të motit AEMET.

Gjashtë valë të nxehti janë regjistruar në qershor që nga viti 2011, nga vetëm pesë në 35 vitet e mëparshme, sipas AEMET.

Ndërkohë bëhet e ditur se temperaturat e larta pritet të zgjasin deri të mërkurën, duke përfshirë rajonin jugor të Andaluzisë, por edhe Madridin, Extremadura dhe Castilla-La Mancha, ku temperaturat mund të arrijnë 40-42 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Amerika
Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Amerika
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Amerika
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Trump reagon pas takimit të tensionuar me Zelenskyn: Ai vetëm fajësonte Putinin, ai duhet të thoshte vetëm se dëshironte paqe

Amerika
Kalo në kategori