Viti 2018 përfundoi rrugëtimin e tij, për t’i lëshuar vend një tjetër viti me shpresë për të qenë edhe më i suksesshëm dhe i bukur se ai paraprak!
Atmosfera festive mbizotëroi kudo , gjersa çdo tryezë ishte plot përpara programeve të shumta festive në ekranet tona.
Shpesh teksa festojmë, jo rrallë herë na shkon mendja të pyesim veten se si e festojnë Vitin e Ri ata persona përbrenda ekranit, që po na argëtojnë.
Telegrafi është gjendur edhe sivjet pranë shtëpisë së disa prej tyre këtë fundvit, për të parë se si është dekoruar ambienti festiv në shtëpinë e personazheve VIP, dhe si e festuan ata natën e ndërrimittë viteve.
Në thuajse çdo shtëpi, kishte mjaftueshëm atmosferë dhe argëtim teksa 2019-ta trokiti në dyert e tyre.
Në vazhdim, ju sjellim pak nga atmosfera festive në shtëpitë e yjeve:
Lyrical Son
Reperi Lyrical Son ka një arsye më shumë për të festuar këtë vit, kjo pasi në vitin 2019, aidhe bashkëshortja e tij, Gresa, presin të bëhen prindër për herë të dytë.
Këtë gjë ai e zbuloi ekskluzivisht gjatë një bisede për Telegrafin, ku u shpreh: “Vitin 2019 po presim të jetë një vit sa më i mirë. Është edhe më i veçantë për mua, pasi vitin e ardhshëm do të bëhem sërish baba. Unë dhe bashkëshortja ime, Gresa, presim edhe një vajzë, dhe ky është bekimi më i madh për ne”.
Ndërkohë që këtë Vit të Ri, dyshja në fjalën e kanë festuar me vajzën e tyre të vetme për momentin, Evën, esë cilës mesa duket ‘babadimri’ është gati t’ia plotësojë dëshirën e saj, për t’i sjellë së shpejti një motër.
“Viti 2018 ka qenë një vit me shumë angazhime, me shumë punë njashtu edhe suksese. Në aspektin profesional, si PINT, po presim që vitin e ardhshëm të sjellim në treg albumin “United States of America”, për të cilin kemi punuar shumë fort, mbi dy vite, me producentë e emra të shumtë, dhe ky do të jetë një kurorëzim i madh i punës sonë”, ka thënë tutuje Lyrical Son për Telegrafin.
Edona Llalloshi
Atmosferë festive pati edhe në shtëpinë e këngëtares së njohur, Edona Llalloshi, e cila është mjaft e entuziazmuar në periudhën e festave të fundvitit.
Ajo për Telegrafin tregoi se ky Vit i Ri e gjeti në një ambient të ngrohtë familjar, mes bashkëshortit, dy vajzave dhe djalit të saj.
“Uroj një vit të mirë për shqiptarët kudo që jam, shpresoj që të kenë së pari shëndet dhe gjitha të mirat në jetë”, ka thënë Edona për Telegrafin.
Në disa fotografi ekskluzive të shkrepura nga Telegrafi, familja e këtares shfaqen mjaft të lumtur teksa festuan ardhjen e Vitit të Ri 2019.
Vesa Luma
Këngëtarja Vesa Luma, e cila pak muaj më parë është kthyer nga Zelanda e Re – vend në të cilin u shpërngul për të jetuar me bashkëshortin dhe djalin e saj, Lianin, gjatë vitit 2017.
Vesa ekskluzivisht për Telegrafin tregoi se pas kaq shumë vitesh, festën e Vitit të Ri e priti në shtëpinë e saj në Prishtinë, së bashku me nënën dhe motrat – gjë e cila e bëri të lumtur për këtë fakt.
“Pas shumë e shumë viteve jemi mbledhur bashkë me nënën dhe motrat, dhe festuam te nëna. Jemi shumë shumë të lumtura që më në fund jemi bërë bashkë”, tha Vesa Luma për Telegrafin.
E njëjta tregoi edhe emocionet e të birit të saj, Lian, i cili duket se ka qenë gjithashtu shumë i entuziazmuar në mbrëmjen e 31 dhjetorit.
“Liani mezi priti të vijë data e 31 dhjetorit për të hapur dhurata të shumta që ka marrë, por edhe do të dhurojë për ata që i do më së shumti”, ka treguar tutje këngëtarja Luma.
Duke qenë se ky vit do të shënojë edhe rikthimin e saj, Vesa zbuloi ekskluzivisht për Telegrafin planet e saj që ka këtë vit.
“I kemi realizuar disa projekte me Big Bastën, këtë vit i kemi gati për t’i publikuar”, ka përfunduar Vesa.
Leonora Poloska dhe Andin Randrobrava
Atmosferë festive pati edhe në shtëpinë e këngëtarëve Lonora Poloska dhe Andin Randrobrava.
Dyshja që janë prindër të një vajze të pagëzuar me emrin Andora, rrëfyen për Telegrafin se si shkoi viti 2018 për ta, ndonëse nuk ishin edhe aq aktivë në muzikë.
“Viti 2018 ka qenë vit përplot dashuri dhe obligime familjare, dashuria ndaj vajzës është aq e madhe sa që a ka mund edhe lodhjen, dhe më ka dhënë forcë ta përballoj lodhjen dhe pagjumësinë. Me pak fjalë një vit me shumë obligime që secila nënë i kalon gjatë periudhës deri sa fëmija është i vogël”, ka thënë Leonora Poloska për Telegrafin.
Ndërsa e pyetur për atmosferën festive në shtëpinë e saj, Polosk tha se këtë vit natën e ndërrimit të viteve e festoi në Maqedoni, pranë familjarëve të saj.
“Vitin e Ri e kam festuar në Shkup rreth gjirit familjar, dmth familja kaluam shumë bukur, nipa e mbesa janë bashkë, plot hare. Në Shkup, respektivisht në shtëpi atmosfera gjithmonë është më e ngrohtë dhe më e lirshme”, është shporehur tutje këngëtarja.
Ndërsa e pyetur nëse 2019-a do ta rikthejë në muzikë, Leonora dha një përgjigjje interesante, duke thënë se e shpreson një gjë të tillë.
“Unë shpresoj që 2019 të jetë vit i rikthimit, por t’ju them të drejtën aq shumë më përmbush dashuria që ndaj me vajzën sa që asgjë tjetër nuk më bën më të lumtur se sa koha që e kaloj me të. Muzika dhe ajo jetë që dikur e kam pasur është përplot me peripeti – jetë e çrregullt nëse mund ta them…ku nata bëhet ditë e dita bëhet natë. Kam dëshirë bile në vitet e para të Andores të jem afër saj, sepse janë momente që nuk zëvendësohen, ndërsa muzika edhe nëse pret pak, nuk prish punë”, përfundoi Leonora Poloska për Telegrafin.
Duket se Viti i Ri 2019 do t’i gjejë me plot befasi e të reja të shumta shumë prej yjeve shqiptarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje