Posa të hysh në oborr, në shikim të parë duket gërmadhë e luftës. Nuk ka dritare e as dyer –  e kulmi i saj të jep përshtypjen se nga çasti në çast do të bie....!

Kjo është “shtëpia”, në të cilën jeton 69-vjeçarja Magdalena Isufi nga komuna e Vitisë.


Ajo ka rrëfyer për Telegrafin, se shtëpia i është dhënë vetëm për shfrytëzim pasi nuk ka pasur zgjidhje tjetër ku të shkojë.

E moshuara jeton me vajzën dhe djalin e saj për të cilin thotë se nuk është mirë me shëndet mendor - e për të shëruar atë nuk ka mjete financiare.

“Nuk është kjo shtëpi e jona e huaja është, është shumë ftohtë dhe beton as nuk kemi tokë as banës as asnjë gjë. Unë i kam dy fëmijë një vajzë dhe një djalë por ky djali nuk është mirë, me mend nuk është mirë e kam pas tek një psikiatër por nuk po mundem me ja ble barnat sepse shumë të shtrenjta ”, tregon ajo.

Tutje tregon se burri i saj vdiq shkaku i të ftohtit të madh dhe mungesës së barnave.

E vetë po ashtu është e sëmurë dhe nuk merr ndonjë ndihmë sociale nga komuna përveç pensionit që i takon për moshën.

“Nuk kemi të ardhura tjera vetëm pensionin që e marr 99 euro, e prej që ka vdek burri nuk jam mirë as unë prej kushteve të kqija ai u sëmurë dhe vdiq sidomos prej të ftohtit e ka pas sëmundjen, kam qenë” tha tutje ajo.

Magdalena thotë që shtëpia në të cilën jetojnë aktualisht nuk është e tyre por e një serbi dhe në momentin që mundet ai do ta shes shtëpinë.

“Nuk është kjo shtëpi e jonja e huaja është, është shumë ftohtë dhe beton as nuk kemi tokë as banes as asnjë gjë, nesër më qet prej shtëpisë mbes në rrugë. ” tha Magdalena.

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 22 Magdalena Isufi

E për shkak të problemeve me shëndet ajo ditë më parë u rrëzua duke shkuar në barnatore dhe nuk mund të levizë, për shkak se e kishte lënduar këmbën.

"Kam qenë duke shkuar tek barnatorja për me ble barna, edhe duke e bërë pagesën mu terruan sytë edhe më nuk di deri sa më ka ardh vetëdija, e kam parë vetën në spital”, përfundoi ajo./Telegrafi/

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 10

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 7

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 3

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 17

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 20

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 16

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 14

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 23

Magdalena Gashi Isufi sociale Viti foto Ridvan Slivova 26