Në bibliotekën kombëtare universitare ''Shën Klimenti i Ohrit'' u mbajt panairi për studime dhe për turizëm ''Mirë se vini në Francë!'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të rinjtë u njoftuan për mundësitë e sutdimeve në institucione arsimore franceze, për bursa, por edhe për mundësitë turistike që ofron Franca, si destinacioni i parë më i njohura turistik në botë.


Me këtë rast, ambasadori francez, Christian Timonier tha se panairi paraqet një derë të hapur drejt Francës. Në panair u promovua edhe platforma ''France Alumni Macedonia'', nga personat që kanë studiuar në Francë./Telegrafi/