Në shenjë solidarizimi, nxënësit e Shkollës së Muzikës 'Prenk Jakova' këndojnë këngë tradicionale ukrainase

Ministrja e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci në llogarinë e saj në Twitter ka ndarë një realizim të nxënësve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.
Nxënësit e kësaj shkolle, në shenjë solidarizimi dhe në mbështetje të popullit ukrainas kanë kënduar një këngë tradicionale ukrainase.
“Një realizim i bukur i nxënësve të Shkollës së Muzikës 'Prenk Jakova' në Gjakovë. Një këngë tradicionale ukrainase, në mbështetje dhe solidarizim me Ukrainën dhe popullin e saj! 'Ой ходить сон, коло вікон'. 'The Dream Passes by the Window'", shkruan Nagavci. /Telegrafi/
https://twitter.com/arberienagavci/status/1497888706556006400
Nga
Telegrafi
27/02/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































