Takimi mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, si dhe presidenti francez, Emanuel Macron, po cilësohet si një moment shumë i rëndësishëm.
Taulant Kryeziu nga Instituti EPIK, vlerëson se Samiti i Berlinit ka mjaft rëndësi, dhe se nga takimi pret që udhëheqësit e Kosovës t’ua bëjnë të qartë të gjitha shteteve që territori i Kosovës është i panegociueshem.
“Pres që në kuadër të takimit që po organizohet nga kancelarja Merkel dhe presidenti Macron, të jetë një moment i ri i parimeve të reja negociuese ndaj Kosovës dhe Serbisë. Dhe, kjo nënkupton që në parimet e reja negociuese, Kosova t’ia qartësojë edhe një herë pozicionin jo vetëm shteteve të Bashkimit Evropian, por të gjithave që territori i Kosovës nuk negociohet”, theksoi Kryeziu për Telegrafin.
Kryeziu, ndër të tjera tha se Gjermania gjithmonë ka qenë kundër idesë së korrigjimit të kufijve, dhe që edhe gjuha e palës kosovare duhet të jetë e tillë.
“Është shumë e rëndësishme që ky takim po mbahet në Gjermani. Dhe Gjermania gjithmonë ka qenë kundër që të preket territori i Kosovës. Dhe territori të jetë pjesë e negociatave. Edhe gjuha e palës kosovare duhet të jetë e tillë”.

Më tej, ai thotë se udhëheqësit kosovarë duhet të bëjnë një kërkesë karshi Bashkimit Evropian, që Serbia rrugën në BE ta ketë të hapur vetëm kur ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Duhet të bëjnë kërkesë karshi BE-së, që Serbia rrugën për në Bashkimin Evropian ta ketë të hapur vetëm pasi ta njohë Kosovën e pavarur dhe asnjë centimetër tokë të mos jetë pjesë e bisedimeve dhe marrëveshja finale të mos e prek territorin”, tha ai.
Si përfundim, Kryeziu deklaroi se Kosova duhet ta sheh si fuqi kryesore Gjermaninë së bashku me SHBA-në, dhe që ajo është përcaktuese për të gjitha në BE.
Kurse, njohësi i integrimeve evropiane, Emrush Ujkani, për Telegrafin potencoi se Samiti i Berlinit është moment i rëndësishëm sepse po ndodhë në një kohë kur Kosova e Serbia nuk kanë qenë kurrë më larg njëra-tjetrës.
“Samiti i Berlinit është një moment shumë i rëndësishëm sepse po ndodhë një një kohë në të cilën të dy vendet kurrë nuk kanë qenë më larg njëra-tjetrës që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar ai.

Ujkani tha që, Samiti i Berlinit do të ju shërbejë Gjermanisë dhe Francës që në një mënyrë të shpejtojnë procesin e dialogut, i cili sipas tij, BE-së i ka ikur nga dora.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE, jo që nuk ka arritur të konkludojë më marrëveshje përfundimtare por as edhe t’i relaksojë raportet mes dy vendeve. Rrjedhimisht takimi i Berlinit do të provohet të ju shërbejë Gjermanisë dhe Francës që në njëfarë mënyrë ata do ta shpëtojnë procesin i cili BE-së vetëm se i ka ikur nga dora”, ka thënë në fund të deklaratës Emrush Ujkani.
Samiti i Berlinit do të mbahet me 29 prill. Pjesëmarrjen në këtë Samit e kanë konfirmuar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

Emrat e PS-së për qarkun e Tiranës, zyrtarizohet lista e kandidatëve për deputet

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët