Në QKUK vendoset për herë të parë stenti retriever në tru, shpëtohet jeta e 70 vjeçares

Në Klinikën e Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë është përdorur stenti në enë të gjakut, tek pacientja 70 vjeçare me paralizë (hemiplegji) të anës së majtë si pasojë e mbylljes së enës së gjakut në tru me tromb (ACM djathtas). Kjo është mundësuar falë investimeve që janë bërë nga menaxhmenti i ShSKSUK për krijimin e Stroke Center dhe trajnimeve të stafit mjekësor të Klinikës së Radiologjisë.
Ekipi i radiologëve për herë të parë ka përdorur stentin (retriever) për heqjen e gjakut të ngjizur (trombit )në arteriet e trurit (kokës) dhe rihapjes së qarkullimit të gjakut në tru.
Stent retriever është një produkt shumë i avancuar i cili ndihmon në kapjen dhe tërheqjen e trombit (gjakut të ngjizur) dhe rihapjes së enës së gjakut. Me rivendosjen e qarkullimit të gjakut në enën e mbyllur, mundësohet të furnizohet me ushqim dhe oksigjen pjesa e trurit e cila është e rrezikuar të dëmtohet, me çka i rikthehen funksionet të cilat filluan të humben (varësisht nga regjioni i dëmtuar i trurit).
Pacientja e trajtuar me procedurën minimale invazive radiologjike të trombektomisë mekanike, menjëherë ka kthyer në masë të madhe funksionimin e dorës së majtë dhe këmbën e majtë.
Ekipi radiologëve Dr. Ilir Bejta, Dr. Murat Murati, udhëhequr nga Dr. Bujar Gjikolli, me ndihmën e teknikut të radiologjisë Shefki Bytyqi, përkrahur nga ekipi i anesteziologjisë Dr. Ismet Arifaj, Dr. Arjan Ademi me anestezistin Bekim Halili, neurologët Dr. Blerim Myftiu, Dr. Bashkim Sheholli, Syzana Aliçkaj dhe mjekët emergjent Dr. Naser Syla, Dr. Nerxhivane Halimi, Dr. Destan Cakaj, Dr. Valbona Gashi, specializantët Dr. Nazife Rexhepi dhe Mirjeta Binakaj.
Kjo teknikë bashkëkohore po aplikohet në SHSKUK si rezultat i iniciativës së Klinikës së Radiologjisë, përkrahur nga menaxhmenti në krye me Dr. Basri Sejdiun, drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Dr. Nexhmedin Shala, i Klinikës së Anesteziologjisë, Prof. Dr. Nehat Baftiu, dhe drejtori i Klinikës emergjente Dr. Basri Lenjani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në ‘Instagramin’ e grupit terrorist ‘Brigada e Veriut’

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës