LAJMI I FUNDIT:

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u prezantuan prioritetet e Rumanisë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e Evropës

Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u prezantuan prioritetet e Rumanisë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e Evropës

Në mbledhjen e saj të rregullt, të 116-të me radhë Qeveria e Republikës së Maqedonisë filloi me prezantimin prioriteteve të Rumanisë gjatë kohës së kryesimit me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në vendin tonë Samuel Zhbogar, ndërsa shtyllat që si prioritete i vendosi Qeveria e Republikës së Rumanisë gjatë kohës së kryesimit të saj me Këshillin e BE-së, i prezantoi Viorel Stanila, ambasador i këtij vendi në Republikën e Maqedonisë, i cili theksoi se këto shtylla dalin nga fuqia dinamike e BE-së që ia japin vlerat e saj.


Kryeministri Zoran Zaev në fillim të mbledhjes përgëzoi ambasadorin Stanila për marrjen e Kryesimit me Këshillin e BE-së dhe theksoi se Rumania merr kryesimin me Këshillin e BE-së në një periudhë shumë të rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh aktin që gjatë kohës së kryesimit do të mbahen edhe zgjedhjet evropiane, të cilat do ta caktojnë ardhmërinë e BE-së, por edhe do ta shtrijnë rrugën e ardhme të zgjerimit politik.

“Shprehim mirënjohje të sinqertë që në prioritetet e kryesimit të Rumanisë parashihet edhe përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Politika e zgjerimit në BE, edhe pos të gjitha sfidave të plan global, mbetet instrumenti më efikas për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Prandaj vlerësojmë faktin që Rumania e njeh rëndësinë e politikës së zgjerimit dhe përpiqet të afrojë Ballkanin Perëndimor akoma më afër BE-së”, tha në prezantimin e tij kryeministri Zaev.

Në prezantimin e ambasadorit Stanila, prioritetet që sot u prezantuan përfshinë “Evropën në rrugën drejt zhvillimit, kohezionit, konkurrencës dhe lidhshmërisë”, pastaj “Evropë e Sigurt”, “Evropa lojtare më e fuqishme globale”, dhe “Evropa e vlerave të përbashkëta”. Politikat e Bashkimit Evropian të integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat e tij, mbeten prioritet i Qeverisë së Rumanisë në gjashtë muajt e ardhshëm në shtyllën “Evropa lojtare më e fuqishme globale”.

Ambasadori Stanila në prezantimin e tij theksoi se politikat e zgjerimit me vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor mbeten me interes strategjik të BE-së, për shkak se fokusi i mbështetjes evropiane në rajon do të mbetet në fuqizimin e proceseve demokratike dhe të pajtimit.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë Samuel Zhbogar, duke marrë fjalën në këtë mbledhje qeveritare të RM-së, potencoi se kjo përbërje qeveritare bëri që Republika e Maqedonisë të pres kryesimin e Rumanisë me Këshillin e BE-së, me arritje historike të Marrëveshjes së Prespës dhe me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, dhe kështu si asnjëherë më parë afroi vendin para portave të BE-së.

Ambasadori Zhbogar shtoi se suksesi i Republikës së Maqedonisë është mesazh i fuqishëm për rajonin, por edhe për Evropën, se me udhëheqës të guximshëm dhe të përkushtuar nuk ka çështje të pazgjidhshme.

Në këtë mbledhje, ku pika e parë ishte përkushtimi i prioriteteve të Rumanisë gjatë kohës së kryesimit me Këshillin e Evropës, u prezantua edhe zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së, Bujar Osmani dhe ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së RM-së Osmani, ndërkaq u përqendrua tek motoja e kryesimit rumun, “Kohezion, vlera të përbashkëta evropiane” dhe theksoi se kjo plotësisht reflekton edhe aspiratat tona drejt ndërtimit të shoqërisë bashkëkohore demokratike, nëpërmjet kohezionit dhe respektimit të vlerave evropiane, si vlera universale, të cilat para se gjithash dhe mbi të gjitha vendosin njeriun dhe mirëqenien e tij dhe shtoi se ky është fakt për të cilin janë bashkuar të gjithë aktorët e vendit, për të cilin nuk ka alternativë tjetër./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori