Lushta ka njoftuar se në momentin e mbylljes së qendrave të votimit, përqindja e qytetarëve që kanë votuar në komunën e Lipjanit ka qenë 57.08 për qind, ndërsa në komunën e Prizrenit kanë votuar 40.62 për qind.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rezultatet preliminare do të jepen në mesnatë, gjegjësisht ndërmjet orës 24:00 dhe orës 1:00. /Telegrafi/