Kylie Jenner dhe Travis Scott nuk kanë qenë kurrë më të afërt.

Miliarderja 24-vjeçare është duke u përgatitur për të sjellë në jetë fëmijën e dytë, ndërsa një burim i afërt me çiftin ka deklaruar se ata po e forcojnë lidhjen çdo herë e më shumë, shkruan DailyMail.


“Travis dhe Kylie nuk kanë qenë kurrë më të afërt. Ky fëmijë ka bërë që ata të jenë edhe më të afërt”, ka deklaruar ky burim për UsWeekly.

Screenshot 30 1 Foto: DailyMail

Travis dhe Kylie kanë tashmë një vajzë trevjeçare, Stormi, dhe lidhja e tyre ka pasur ulje dhe ngritje qëkur filluan romancën në vitin 2017.

Gjithsesi, ata tani janë ribashkuar dhe Jenner po ndihet tejet e lumtur për ardhjen në jetë të një fëmijë të dytë.

Screenshot 31 3 Foto: DailyMail

“Ajo është shumë e lumtur për familjen e saj. Travis është i emocionuar. Ata të dy e kanë dashur këtë prej kohësh”, ka thënë ky burim.

Kylie së fundi ka konfirmuar shtatzëninë e saj në një video emocionale në rrjetet sociale. Zeshkania postoi videon e shtatzënisë në Instagram të testit pozitiv dhe ultrazërit.

Screenshot 32 3 Foto: DailyMail

Në video u shfaq edhe nëna e Kylie, Kris Jenner, e cila shihet e lumtur dhe plot emocione kur kupton që vajza e saj e vogël është në pritje të fëmijës së dytë.

Screenshot 33 2 Foto: Getty Images

Ndërkohë, dje (e mërkurë), Kylie ka debutuar me barkun e rrumbullakët, e veshur në një fustan të bardhë dhe elegant. /Telegrafi/

kyliejenner 241284022 699251701031209 9198831936695274462 n Foto: Kylie Jenner/Instagram