LAJMI I FUNDIT:

Në Podujevë arrestohen dy persona për vjedhje

Në Podujevë arrestohen dy persona për vjedhje

Njësitë policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Rastet kanë ndodhur në fshatrat e komunës së Podujevës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore ku kryesisht janë vjedhur gjësende të ndryshme.

Puna e hetuesve të stacionit policor të Podujevës, lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar ditën e djeshme , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dobërdol të komunës së Podujevës të arrestojnë dy të dyshuar: K. G. 18 vjeç, i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara si dhe K.A  17 vjeç, i dyshuar për tetë vjedhje të raportuara.


Në koordinim më prokurorin kujdestar hetuesit policor kanë kryer një bastisje në shtëpinë ku janë arrestuar të dyshuarit, me ç’rast kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë gjësende që dyshohet të jenë të vjedhura si dhe një sasi substance të dyshuar që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

Të dyshuarit me rekomandimin e prokurorit të shteti janë ndaluar në mbajtje përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Lajme
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën kirurgu 42-vjeçar nga Suhareka

Kronika e Zezë
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike

Lajme
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend

Lajme
Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Hoxha: Presioni ndërkombëtar do të jetë për koalicionin LVV–PDK

Lajme
Kalo në kategori