LAJMI I FUNDIT:

Në pamundësi për të ndjekur nga afër koncertin e idolit të saj, Alban Skënderaj befason fansen me lidhje direkte nga skena

Në pamundësi për të ndjekur nga afër koncertin e idolit të saj, Alban Skënderaj befason fansen me lidhje direkte nga skena
Alban Skënderaj/Instagram

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka mbajtur për tre ditë me radhë koncertin recital më të rëndësishëm të jetës së tij.

Ky koncert është mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, dhe pjesë e tij kanë qenë shumë emra të njohur, miq, familjarë si dhe shumë fansa të këngëtarit.

Momente gjatë koncertit recital të Alban Skënderajt (Foto: Instagram)

Duke qenë shumë i lidhur me adhuruesit e muzikës së tij, Albani është munduar që t’i plotësojë dëshirën secilit prej tyre.


Një prej fanseve të tij më të mëdha, duket të jetë një vajzë e quajtur Sidorela, nga Gramshi, e cila nuk ka mundur të ndjekë nga afër koncertin madhështor të idolit të saj.

Megjithatë, këngëtari Skënderaj ishte kujdesur që gjatë kohës sa ndodhej në skenë, të lidhje direkt me “Skype”, për t’i transmetuar asaj interpretimin e këngës “Dhurata”, dhe emocionet e skenës.

Albani ka publikuar një fotografi nga ky moment në rrjetin social Instagram, teksa në mbishkrim e saj ka treguar për këtë ngjarje interesante gjatë koncertit.

“Besoj e mbani mend Sidorelen, vajzen plote kurajo dhe energji nga Gramshi! Ne pamundesi per te qene prezente vendosim t’i benim nje surprize te vogel drejteperdrejte nga koncerti ne menyre qe te ndiqte live kengen e saj te preferur “Dhurata“” (sic.), ka shkruar Alban Skënderaj në Instagram.

I njëjti vazhdon të mbetet ndër kantautorët më të pëlqyer në të gjithë trevat shqiptare. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/Bf_R3_vHBdS

Në trend Magazina

Më shumë
Rishfaqet Heidi Baci, pritet të kthehet me një emision

Rishfaqet Heidi Baci, pritet të kthehet me një emision

Magazina
Albin Kurti takon Enver Petrovcin: Pata kënaqësinë ta vizitoj pas qëndrimit të tij në spitalet e Prishtinës e Stambollit për shërim

Albin Kurti takon Enver Petrovcin: Pata kënaqësinë ta vizitoj pas qëndrimit të tij në spitalet e Prishtinës e Stambollit për shërim

Magazina
Rita Ora befason klientët e dyqanit

Rita Ora befason klientët e dyqanit "Primark", duke shërbyer në arkë si arkëtare për pak kohë

Magazina
Angelina Jolie shihet me djalin e saj për herë të parë që nga koha kur ai pati një aksident të tmerrshëm me biçikletë

Angelina Jolie shihet me djalin e saj për herë të parë që nga koha kur ai pati një aksident të tmerrshëm me biçikletë

Magazina
Gabimi i Kurtit, reagon Getinjo: Thoja përse kaq shumë na dënuan me tatim, nuk e paskan ditur matematikën

Gabimi i Kurtit, reagon Getinjo: Thoja përse kaq shumë na dënuan me tatim, nuk e paskan ditur matematikën

Magazina
Adriana Lima befason fansat me paraqitje e fundit, fansat e kritikojnë për përdorim të tepërt të botoksit

Adriana Lima befason fansat me paraqitje e fundit, fansat e kritikojnë për përdorim të tepërt të botoksit

Magazina
Kalo në kategori