LAJMI I FUNDIT:

Në Ohër do të formohen qendra për shpëtim në mal dhe në ujë

Në Ohër do të formohen qendra për shpëtim në mal dhe në ujë

Në Ohër sot është prezantuar pajisja për shpëtim e siguruar në kuadër të projektit tejkufitar “Rajoni i Liqenit të Ohrit – destiancion i sigurtë për turizëm avanturistik”. Me këtë projekt planifikohet të formohen qendra për shpëtim në mal dhe në ujë në Ohër, përkatësisht Pogradec.

Bëhet fjalë për pajisje për shpëtim në ujë dhe në mal, e furnizuar përmes projektit të organizatës komunale të Kryqit të Kuq nga Ohri në vlerë prej 415 mijë eurove, mbështetur nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, ndërsa i financuar me mjete nga fondet e BE-së përmes programit IPA 2 për bashkëpunim tejkufitar.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu gjatë promovimit shprehi kënaqësi që bëhet fjalë për aktivitet të realizuar në rajon turistik, ndërkaq për të cilin shprehi bindje se do të kontribuojë për zhvillimin e formave alternative të turizmit si ai avanturistik.


Ai theksoi se qendrat e sapoformuara për shpëtim dhe procedurat e vendosura dhe stanardet për menaxhim me rreziqet do të promovohen aktivisht tek agjencitë turistike, operatorët dhe provajderët, me qëllim që të shfrytëzohen për përmirësim të konkurrencës në rajonin “Liqeni i Ohrit si destinacion atraktiv për turizëm avanturistik”.

Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të Komisionit evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini theksoi se fondet për mbështetje financiare të BE-së i kushtojnë vëmendje të madhe programeve zhvillimore të rajoneve periferike që gjeografikisht janë larg qyteteve më të mëdha dhe qendrave industriale.

Vlerësimet e asociacioneve relevante turistike parashohin se pjesëmarrja e formave alternative të turizmit siç është ai avanturistik, globalisht deri në vitin 2020 do të arrijë 46 për qind të kënaqshme, që paraqet potencial tejet të madh ekonomik.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori