Të ardhurat mesatare të qytetarëve të komunave zvicerane vijnë duke u rritur në vazhdimësi.
Një rritje veçanërisht të madhe të të ardhurave e ka shënuar komuna Freienbach e Kantonit të Schwyz-it që shtrihet buzë Liqenit të Cyrihut. Bëhet fjalë për një rritje që e kalon dyfishin në krahasim me njëzet vjet më parë.
Më saktë: në Freienbach SZ të ardhurat mesatare gjatë periudhës së përmendur janë rritur për 149 për qind. Nga 63,000 në 158,000 franga!
Në këtë mënyrë, komuna në fjalë prin bindshëm në ranglistën e komunave sipas rritjes që kanë shënuar, shkruan gazeta “Tages Anzeiger” në një artikull të botuar sot, transmeton albinfo.ch.
Rritje kanë shënuar edhe të ardhurat në komunat e tjera buzë liqenit, si Horgen, Thalwil, të cilat i takojnë Kantonit të Cyrihut.
Ndërsa mesatarja e ngritjes në nivel të kantonit të Cyrihut ka qenë 23 për qind. Në Kantonin Thurgau kjo rritje ka prekur shkallën prej 25 %.
Përjashtim sa i përket rritjes së të ardhurave të banorëve të komunave të tyre përbëjnë kantonet St. Gallen dhe Schaffhausen, respektivisht qytetet e tyre.
Kështu në qytetin Schaffhausen të Kantonit me të njëjtin emër dhe në atë Wil të Kantonit të St. Gallenit, të ardhurat kanë pësuar rënie, duke rrëshqitur nën mesataren e vendit, që është 60.000 franga, transmeton albinfo.ch. Në Schaffhausen këto të ardhura janë ndalur në 54.650 franga, ndërsa në Wil, 56.444 franga.
Ndërkaq, pas kantonit të Schwyz-it, ngritje më të madhe te të ardhurave kanë shënuar komunat e Kantonit të Zug-ut.
Në vetë kryeqytetin me të njëjtin emër, Zug, brenda njëzet viteve të kaluara janë rritur të ardhurat mesatare të qytetarëve për 74 për qind. Me shifra, këto të ardhura tani janë 127.000 franga për çdo banor të këtij qyteti.
Sigurisht komunat ose qytetet me të ardhurat me të larta mesatare këtë e kanë arritur falë faktit se në ato komuna jetojnë mbi mesataren njerëz shumë të pasur, sepse në fakt po u llogarit mesatarja sipas kriterit tjetër, të quajtur “median” (gjysma fitojnë më shumë dhe gjysma tjetër më pak se kaq) atëherë, sa i përket qytetit Zug rezulton shifra 63.000 franga e jo 127 mijë franga.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë