Në një duel si në stërvitje, Joshua nokauton brutalisht Heleniusin në raundin e shtatë

Anthony Joshua mposhti në mënyrë spektakolare Robert Helenius me një goditje brutale në raundin e shtatë.
Nuk ishte ndonjë duel për t'u mbajtur mend, pasi që dy boksierët patën një start tejet të dobët në O2 Arena të Londrës.
Britaniku 33-vjeçar - i cili u vërshëllye nga fansat gjatë luftës - filloi të tregonte më shumë se sa Helenius.
Joshua realizoi fitoren e tij të parë me ndërprerje në dy vjet e gjysmë, duke e rritur rekordin e tij në 26 fitore - me 23 ndalime - dhe tri humbje.
Finlandezi - i cili pranoi të boksonte kundër britanikut, ishte një zëvendësues i Dillian Whyte, me këtë të fundit që dështoi në testet për doping - humbet luftën e tij të pestë profesionale në 36 paraqitje. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































