Në një ashensor të projektuar për 8 persona janë futur 11 – se çfarë mund të ndodhë në një rast të tillë tregojnë këto pamje nga Brazili

Disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë kanë treguar momentin kur një ashensor i mbipopulluar u prish dhe ra në bodrum në Brazil, duke lënë tre persona të lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aty ishin 11 persona - në një ashensor që ishte projektuar për të transportuar vetëm 8 - në ndërtesën e banimit në lagjen Mangabeiras të Maceió.
Kamera e sigurisë tregon të gjithë grupin duke u futur nga dyert në të njëjtën kohë në katin e 10-të të kompleksit.
Ata udhëtojnë deri në nivelin e hollit pa asnjë problem, por gjërat filluan të shkojnë keq kur dyert nuk u hapen.
Disa sekonda më vonë, ashensori papritmas “zhytet” në bodrum.
Media braziliane kanë thënë se tre persona u lënduan lehtë.
Pos kësaj, ata duhej të prisnin rreth nëntë minuta brenda para se të arrinin të hapnin dyert.
Leonardo Pereira, mbikëqyrësi i ndërtesës, ka thënë: “Kur ashensori arriti në katin e parë, ai ndaloi, por dera nuk u hap dhe u fut në një proces ‘rifillimi’ për të shkuar në bodrum dhe për t’u rikalibruar”. /Telegrafi/

































