LAJMI I FUNDIT:

Në Mushtisht të Suharekës, vret aksidentalisht nipin në aheng familjar

Në Mushtisht të Suharekës, vret aksidentalisht nipin në aheng familjar

Një 14 vjeçar nuk ka arritur t’i mbijetojë plagosjes, nga një e shtënë e pakontrolluar e armës, gjatë një ahengu familjar sot rreth orës 11:30, në fshatin Mushtisht të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë të shtënave me armë zjarri një personi i ka bllokuar arma dhe në përpjekje për ta zhbllokuar i dyshuari vetëplagoset e më pas plumbi godet nipin e tij, i cili nuk iu ka mbijetuar palgëve.

“Sot, rreth orës 14:15, Policia e Suharekës është informuar se nje i mitur me plagë në trup është sjell për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare”.


“Pas pranimit të informacionit, njësitë patrulluese kanë kryer hetime fillestare dhe shpejt është kuptuar se në një shtëpi në familjen Sopaj në fshatin Mushtisht kishte pasur aheng familjar dhe një i dyshuar kishte shtënë në ajër me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Prizrenit.

“Sipas hetimeve fillestare dyshohet se gjatë krismave arma është bllokuar dhe duke u perpjekur për ta zhbllokuar armën vetëplagoset i dyshuari e me pas plumbi e godet edhe nipin e tij të lindur më 2004”.

“Viktima ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim, por nuk kishte mundur të mbijetojë. Policia e Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin (xhaxhai i viktimës) dhe në automjetin e të njëjtit e ka sekuestruar një pistoletë e cila dyshohet të jet përdorur në rast. Po ashtu krim teknikët e kanë sekuestruar edhe një kallashnikov në vendin e ngjarjes dhe disa gëzhoja”, njofton Policia. /Telegrafi/

Foto nga arkivi

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori