LAJMI I FUNDIT:

Në mungesë kuorumi, shtyhet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Në mungesë kuorumi, shtyhet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik

Në mungesë të kuorumit është shtyrë mbledhja e Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, munguan deputetët Raif Qela dhe Fatmir Rexhepi.

Ky Komision në rend dite kishte shqyrtimin e vendimit të Qeverisë, me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e Kompanisë ‘Envidity Energy Kosova LlC’.

Përveç kësaj, Komisioni ka pasur në shqyrtim edhe vendimin tjetër të Qeverisë, me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e kompanisë Sharr Cem dhe Titan America.


Ndryshe, Kuvendi ende nuk e ka nisur sezonin vjeshtor.