LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° clearsky_night

Në Mitrovicë mbahet aktiviteti për fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore

Në Mitrovicë mbahet aktiviteti për fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore
Mbajtja e aktivitetit për fuqizimin ekonomik të grave, më 18.10.2024, në Mitrovicë

Gjatë ditës së sotme, fushata për fuqizimin ekonomik të grave në kuadër të projektit EREA, përmes një aktiviteti ka qenë e pranishme edhe në Komunën e Mitrovicës.

Synimi i këtij aktiviteti është të krijojë një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, shkruan Telegrafi.

Lidhur me këtë aktivitet, Shpresa Gosalci nga Ecokoswomen (EKW), për Telegrafin ka thënë se përmes këtyre mesazheve dhe aktiviteteve që përçojnë në këtë fushatë, dëshirojnë të theksojnë rolin e pazëvendësueshëm që luajnë gratë në zhvillimin e shoqërisë sonë.


“Mesazhet që po shpalosim përmes siluetave tona sikur këto në Mitrovicë dhe në komuna të tjera të Kosovës janë një thirrje për veprim. Duke përkrahur fuqizimin ekonomik të grave dhe avancimin e barazisë gjinore, ne jo vetëm që po krijojmë mundësi për gratë të shprehin potencialin e tyre, por po ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë”, ka thënë Gosalci.

Sipas saj, gratë meritojnë mundësi të barabarta dhe se mesazhet e përçuara përmes këtij aktiviteti janë “thirrje për veprim”.

“Gratë, kudo që janë, meritojnë mundësi të barabarta. Mesazhet që po shpalosim përmes siluetave tona në Prishtinë por dhe në komuna të tjera të Kosovës janë një thirrje për veprim”, ka thënë ajo.

Pamja nga mbajtja e këtij aktiviteti gjatë ditës së sotme në Mitrovicë

Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Kosovës, Vesa Broja, për Telegrafin ka thënë se qeverisja komunale mbështetë çdo përpjekje në drejtim të fuqizimit ekonomik të grave, përfshirë sektorin e agrobiznesit.

“Ne në komunën e Mitrovicës vazhdimisht angazhohemi për të mbështetur dhe promovuar iniciativa që kanë të bëjnë me përmirësimin e rolit të grave në shoqëri dhe në ekonomi”, ka thënë Broja.

Broja është shprehur se projekti i fundit i zbatuar nga EKW në fushën e agrobiznesit është një “hap pozitiv dhe i mirëpritur për komunitetin tonë”, transmeton Telegrafi.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës ka thënë se vendosja e këtyre maketeve tregon vendosmërinë e komunës për të përkrahur zhvillimin dhe rritjen e rolit të grave në sektorin e agrobiznesit.

“Ne besojmë se ky bashkëpunim i ngushtë mes Komunës dhe iniciativave të tilla është thelbësor për avancimin e barazisë gjinore dhe për forcimin e ekonomisë lokale në Mitrovicë. Angazhimi ynë do të vazhdojë të jetë i pandërprerë në përkrahje të projekteve të tilla inovative dhe të rëndësishme për komunitetin”, ka shtuar Broja. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Geci: Ia fali Rexhep Selimit që ma ka quajtur vëllain tradhtar, pasi ka treguar se Thaçi e ka shkruar komunikatën 59

Geci: Ia fali Rexhep Selimit që ma ka quajtur vëllain tradhtar, pasi ka treguar se Thaçi e ka shkruar komunikatën 59

Drejtësi
Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të vdekur

Kronika e Zezë
Kurti në takim me O’Brien: Dorëzimi i Radoiçiqit nga Serbia nënkupton drejtësi e siguri

Kurti në takim me O’Brien: Dorëzimi i Radoiçiqit nga Serbia nënkupton drejtësi e siguri

Lajme
“Ky është bullizëm” - Rezarti merr komente negative në rrjete sociale pas imitimit të Burimit

“Ky është bullizëm” - Rezarti merr komente negative në rrjete sociale pas imitimit të Burimit

Magazina
Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jetë dera e LVV-së në ministri

Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jetë dera e LVV-së në ministri

Lajme
Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Arrestimi i dhunshëm i Ilir Metës, reagon Policia e Shtetit: Ka fyer efektivët, arsyeja pse u nxor me forcë nga mjeti

Lajme
Kalo në kategori