Në mesin e 120 të plagosurve si pasojë e sulmit të mbrëmshëm terrorist në Ankara ndodhet edhe katër vjeçarja Nisanur Alimci e cila në momentin e shpërthimit ka qenë duke pritur autobusin bashkë me nënën e saj.
Vogëlushja Alimci është plagosur lehtë dhe aktualisht gjendet për kurim në spital, ndërkohë që mëngjesin e sotëm spitali ku është vendosur ajo është vizituar nga ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Mehmet Muezzinoglu.
E ëma e saj Yildiz Alimci, rrëfeu ngjarjen ashtu siç kishte ndodhur. “Unë dhe vajza ime prisnim autobusin kur ndodhi shpërthimi. Krijova përshtypjen se erdhi fundi i botës. Gjithkund rreth nesh kishte xhama. Mora vajzën në krah dhe fillova të vrapoj pa kthyer kokën prapa”, tha Alimci, e cila tha se ishte nisur të vizitojë nënën e saj.
Në kaosin e shkaktuar me të kishte qenë edhe e motra e saj me të cilën kishte humbur kontaktet, por më vonë kishte kuptuar se gjendej në spital dhe se gjendja e saj shëndetësore është e mirë.
“Falë Zotit të gjithë jemi mirë, por ishte një ngjarje e tmerrshme. Kurrë nuk do ta harroj”, tha Alimci.
Gjatë sulmit terrorist në Ankara humbën jetën 37 persona.
Gjashtëmbëdhjetë vjeçarja Destina Peri Parlak ishte në mesin e atyre të cilët nuk i mbijetuan sulmin terrorist. Kishte jetuar me të ëmën sepse babai i saj kishte vdekur para se ajo të lindë.
Siç rrëfen arsimtari i saj nga shkolla, Ali Ciper, pas sulmit të gjithë e kishin kërkuar nëpër spitalet e qytetit, por se pas mesnate ishin njohur për fatin e saj tragjik.
“Peri ishte nxënëse e zonja dhe këmbëngulëse, por para së gjithash shumë e kujdesshme. Djali im shkonte në klasë të njëjtë. Në vend të saj ka mundur të jetë ai”, tha Ciper, duke iu dridhur zëri.
Ministri i Shëndetësisë të Turqisë, Muezzinoglu, më herët deklaroi se në spitalet në Ankara për trajtim gjenden 71 persona të plagosur nga të cilët 15 në gjendje kritike. /AA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë