LAJMI I FUNDIT:

Në mesin e policëve të bllokuar në veri ishte edhe një 60-vjeçar, Sindikata kërkon ligjin për pensionim të parakohshëm

Në mesin e policëve të bllokuar në veri ishte edhe një 60-vjeçar, Sindikata kërkon ligjin për pensionim të parakohshëm

Pas njëmbëdhjetë ditësh të bllokuar në Jarinjë dhe Leposaviq, nëntë policë të Kosovës janë kthyer në shtëpitë e tyre.

Me ndihmën e KFOR-it, mbrëmjen e së martës ata me gjendje të keqësuar shëndetësore, janë zhvendosur nga këto dy lokacione, për shkak të sëmundjeve kronike me të cilat përballen disa prej tyre.

Ndërrimi i tyre me zyrtarë të tjerë ishte pamundësuar për shkak të barrikadimit të rrugëve në pjesën veriore të vendit.


Policia ka konfirmuar për RTV Dukagjini se gjendja e zyrtarëve policorë është stabile.

“Policia e Kosovës, Drejtoria për Shërbime Shëndetësore e PK-së është kujdesur për trajtimin mjekësor të tyre, sipas nevojës së zyrtarëve policorë, ku pas trajtimit të nevojshëm të njëjtit janë dërguar në shtëpitë e tyre. Vlen të potencohet se zyrtarët policorë janë në gjendje stabile shëndetësore dhe sipas nevojës Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore do të vazhdojë të kujdeset për ofrimin e përkujdesit mjekësor, përfshirë edhe ofrimin e nevojshëm të medikamenteve mjekësore”.

Gjashtë nga policët e zhvendosur janë burra, kurse tri prej tyre gra.

E, në mesin e tyre, sipas Sindikatës së Policisë, ka pasur pjesëtar të vjetër deri në 60-vjeç.

Sikur të ishte në fuqi ligji i shumë përfolur me vite për pensionimin e parakohshëm, kreu i kësaj sindikate, Imer Zeqiri thotë se pjesëtarët e moshës së shtyrë do të pensionoheshin në moshën 55-vjeçare.

“Puna në Polici është punë pak më specifike, do një moshë më të re, një përgatitje më të mirë. Jo që kemi policë të papërgatitur, i kemi edhe ata të moshave të shtyra shumicën prej tyre të përgatitur, por në realitet nuk do të ndodhte kjo, që të detyrohemi apo të kemi policë me sëmundje kronike dhe kjo do të rregullohej me këtë ligj edhe për një pension ndoshta invalidor apo pension të parakohshëm”, ka thënë ai.

Aktualisht një projektligj të tillë e ka iniciuar opozita në Kuvend.

Por, pushteti refuzon ta mbështetë atë me arsyetimin se nuk është i buxhetuar dhe kalkuluar mirë.

“Është mirë që nëse vërtetë mendojnë që të ecet përpara sa më shpejt edhe me ligjin për pensionimin e Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit policor, atëherë është mirë që të dakordohen dhe ta mbështesin këtë nismë legjislative, apo këtë marrëveshje ndërkombëtare e cila do t’i hapte rrugë pastaj komplet reformimit të skemave sociale dhe pensionale”, ka thënë ai.

Me moshën mesatare prej 47 vjeç të pjesëtarëve të saj, Policia e Kosovës vlerësohet se po shkon drejt plakjes.

Andaj, vlerësohet i domosdoshëm miratimi i projektligjin që parasheh pensionimin e policëve në moshën 55-vjeçare, nga 65-vjeç sa është aktualisht./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori