Në kuadër të projektit ''Jetë me dinjitet'', u mbajt debati publik për prezantimin e diskutimit për hulumtimin ''Aspekte shumëdimensionale të sigurisë njerëzore'', përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas organizatorëv,e hulumtimi i rregullativës ligjore në sferën e shëndetësisë, marrëdhënieve të punës dhe çështjeve pensionale - sociale, ka për qëllim shqyrtimin e situatave dhe të jepen udhëzime se si te ne do të mund të rritet siguria e njerëzve në këto aspekte.


Projekti organizohet nga Nisma rinore për dialog dhe bashkëpunim dhe CLAIM, Rrjeti qytetar për paqe, ripërtëritje dhe siguri njerëzore dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së publikut në aspekt të qasjes shumëdimensionale ndaj sigurisë njerëzore./Telegrafi/