Arsimi i mesëm profesional i është nënshtruar një operacioni të gjerë reformimi, duke nis nga ndryshimet në programet mësimore, respektivisht modulet e drejtimeve për të vazhduar me riemërtimin e profileve dhe kohëzgjatjen e këtij niveli shkollimi, shkruan gazeta Koha. Krahas arsimit të mesëm profesional katër dhe tre vjeçar, nga viti shkollor 2017/2018, arsimit të mesëm do ti shtohen edhe profile në kohëzgjatje prej dy vjetësh. Do të këtë ndryshime më përmbajtje dhe formë. E gjithë kjo, sikurse tregon përgjegjësi për arsim të mesëm Safet Neziri, konformë nevojave të tregut të punës. Pra, saktëson më tej ai do të kemi kualifikime të reja.
Në rrafshin e përgjithshëm, raporti mes arsimit gjimnaz dhe atij profesional do të mbetet në limitet e tradicionales, pra rreth 35 për qind e vendeve për arsimin gjimnaz dhe 65 për qind për arsimin profesional, mirëpo politikat arsimore do të jenë të orientuara me theks të veçantë drejt profilizimit të arsimit të mesëm. Neziri thotë për KOHA se ka rreth një vit e gjysmë që në MASH punohet për reformimin e sistemit të arsimit profesional dhe ndryshimet e para do të reflektohen në vitin shkollor 2017/2018, për çka edhe përgatitet Konkursi për regjistrimin e nxënësve në atë vit shkollor me drejtime dhe profile të reja.
Konkursi duhet të publikohet jo më vonë se 31 marsi, ndërsa ndryshimet sipas përgjegjësit për arsim të mesëm janë rezultat i kresave të reja të tregut të punës. Deri në identifikimin e këtyre kërkesave, thotë se është arritur falë bashkëpunimit të MASH-it me odat e ndryshme ekonomike, punëdhënësve dhe sindikatave të ndryshme.
“Pas konsultimeve dhe analizave për nevojat e tregut të punës në MASH kemi bërë modifikimin respektivisht ndryshime modulare në drejtimet ekzistuese, P por kemi inkorporuar edhe risi për drejtime dhe profilet të caktuara, që do të paraqiten në Konkursin për regjistrim të nxënësve”, shpjegon ai. Nga viti shkollor 2017/2018, ndryshimet më të theksuara pritet të jenë në profilet me kohëzgjatje dy dhe tre vjeçare, të cilat do të jenë me kualifikime “fillestare”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit