Për herë të parë në Komunën e Malishevës, ka filluar vaksinimi i kafshëve të imëta, deleve dhe dhive, për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen një varg sëmundjesh dhe përmes kësaj parandalohet bartja e infeksioneve nga kafshët tek njeriu. Në këtë vaksinimin do të përfshihen 15 mijë krerë dele dhe dhi, ndërsa realizohet nga AVUK-u dhe mbështetet nga Komuna e Malishevës.
“Kjo fushatë e vaksinimit, që ka filluar këtë javë dhe pritet të përfundoj deri në fund javës, ka rëndësi të madhe, pasi përmes këtij vaksinimi për sëmundjen e klostrideve, ku përfshihen sëmundjet si këmbëzeza, edemen malinje, sëmundjen e zezë, gangrenën gazoze, clostridum tetanin dhe dizenterinë e qengjave, pas vaksinimit, kafshët janë të sigurta, sikur delet, ashtu edhe qengjat dhe fryti në delet e mbarësuara, apo dhitë dhe kecat”, ka thënë drejtori për bujqësi, Murat Hoxha gjatë monitorimit të kësaj fushate të vaksinimit, e që ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, shkruan Telegrafi.
Edhe Berisha, po ashtu, i ka dhënë mbështetje realizimit të kësaj fushate të vaksinimit, pasi sipas tij “përveç mbrojtje së kafshëve nga këto sëmundje, mbrohet edhe shëndeti i qytetarëve, qoftë fermerëve dhe familjeve të tyre, e po ashtu edhe qytetarëve të cilët i blejnë për konsum delet apo dhitë”.
Kurse fermeri Granit Thaçi, nga fshati Mirushë, delet e të cilit ishin duke u vaksinuar, është ndarë shumë i kënaqur, pasi kjo jo vetëm që bëhet për herë të parë, por përmes kësaj mbrohen delet e tij nga ngordhja apo epidemitë e mundshme tek delet, sikur edhe shëndeti i njeriut, pasi vaksinimit e ka tregun e sigurt për delet e tij.
Sipas të dhënave në Drejtorinë për Bujqësi, në Komunën e Malishevës, aktualisht janë rreth 15 mijë krerë dele dhe dhi, ndërsa në të kaluar, në disa raste kanë hasur në këto sëmundje, ku është dashur të bëhet asgjësimi i këtyre kafshëve, pasi sëmundjet, përveç që i kanë prekur kafshët, janë bartur edhe tek njeriu.
Po ashtu, sipas drejtorit të bujqësisë, Murat Hoxha, në bashkëpunim me AVUK-un, pritet të realizohen edhe dy fushata apo projekte tjera, për vaksinimin e kafshëve, për mbrojtje nga sëmundjet, siç është bruceloza dhe sëmundjet tjera. Hoxha, gjithashtu e ka falënderuar AVUK-un, për bashkëpunimin e mirë me Komunën e Malishevës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Java e maraklive në Bau Market
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
John Pfeffer: Bitcoin është më i mirë se ari
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze