Mëngjesin e kësaj të diele, ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare, Dr. Xhevdet Ademaj. I ndjeri nuk i përballoi disa probleme kardiake të shfaqura kohëve të fundit.
Ceremonia mortore siç raporton ‘RADIO 1’ u zhvillua po sot, në fshatin e tij të lindjes, në Loxhë të Pejës, në ora 18:00, fshat ky që ishte i vogël për ti pranuar qindra pjesëmarrës që erdhën për ti dhënë lamtumirën e fundit, Doktorit!
Personalitete publike e politike, Drejtues të Institucioneve Shëndetësore publike e private, kolegë të profesionit, prijës fetar e qytetarë të thjeshtë, morën pjesë në kortezhin mortor, që u krye me rite fetare.
Fjalë rasti në emër të familjes Ademaj, mbajti ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Pejës mulla Nexhmedin Hoxha.
‘Xhevdeti që po e përcjellim sot, duke ja dorëzuar Krijuesit, nuk ishte vetëm i Loxhës, i Pejës, por ishte i popullit. Kjo masë po e tregon, se Loxha nuk po na zë. Familja Ademaj do t’ju jetë mirënjohës përjetë të gjithë juve dhe atyre që në forma tjera ishin dhe janë me ne në këtë dhembje. Veprat e këtij njeriu e mjeku, dashtë Zoti t’ja shpërblejë me parajsë në Botën tjetër.’-tha mes tjerash ef.Hoxha.
Nga përfaqësuesit politik, u pa vetëm ish-kryetari i Pejës dhe kryetar i AAK-së Ali Berisha, me bashkëpunëtorë, Dr. Shemsedin Dreshajn, Dr. Nexhmedin Shalën, Dr. Arbër Tolajn dhe disa të tjerë.
“Dr. Xhevdeti, ishte i gjithanshëm. Ishte profesionist i fjalës, human, i veçantë në formën e vet unike. Dr. Xhevdeti i dha edhe politikës. Ai nuk mori nga politika, por i dha shumë. Kudo ku ishte, i bëri nderë vendit. Dua të mos harrohet edhe roli i tij, në shërbim të të plagosurve të luftës. Ka qenë mik, ka qenë njeri, ka qenë human dhe plot jetë, por, jeta jo gjithmonë ti rezervon veç momentet e mira. Dr. Xheki pati peripeci porse të gjitha u mundua që çdoherë ti kthente në forcë, pa e ngarkuar askënd. Unë sot, në emër të AAK-së, ngushëllojë familjen Ademaj, ngushëllojë kolegët e shumtë mjek që i kishte me dhjetëra, sepse të gjithë e donin, ngushëllojë pacientët e tij dhe mbarë popullatën.’-deklaroi Ali Berisha.
Në ceremoninë mortore mori pjesë edhe një delegacion i lartë i Spitalit të Përgjithshëm Rajonal të Pejës, në krye me Drejtorin Fazli Shala si dhe përfaqësues të Resortit Rehabilitues ‘ONIX’ nga Banja e Pejës.
Në anën tjetër me dhjetëra kanë qenë edhe reagimet e mjekëve të njohur, në rrjetet sociale.
‘Sot na bëre më mërzi duke na lënë boshllëk të madh si asnjëherë tjetër. Ju keni pasur ndikim në karrierën profesionale të gjithsecilit nga ne, si koleg e mik, si njeri e humanist. Pusho në parajsën e merituar.’-ka shkruar me këtë rast Dr. Nita Turjaka, Doktoreshë e Mikrobiologjisë në IKSHPK dhe ‘Ndriçimi-RM’, duke e kujtuar edhe tekniken medicinale që nga jeta u nda kohë më parë, të ndjerën Shpresa Camaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa