LAJMI I FUNDIT:

Në Kubë, për gjashtë muaj shiten vetëm 50 automjete

Në Kubë, për gjashtë muaj shiten vetëm 50 automjete

Në fillim të vitit 2014, pas kontrollit rigoroz 50 vjeçar, në Kubë është miratuar hyrja e lirë e automjeteve.

Mirëpo, pas gjashtë muajsh sallonet kanë arritur të shesin vetë 50 automjete dhe katër motoçikleta, kurse arsyeja për këtë janë çmimet shumë të larta.


Në Kubë, një vend ku rroga mesatare mujore është 20 dollarë, automjetet e reja që vijën nga jashtë shiten me çmime jashtëzakonisht të larta, prandaj është e kuptueshme pse janë shitur kaq pak vetura.

Çmimet e veturave të huaja në atë vend janë astronomike dhe të papërballueshme. P.sh. një ‘Peugeot 508’ kushton 262.000 dollarë, derisa një ‘Peugeot 206’ kushton 91.000 dollarë. /Telegrafi/