LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë vendoset batalioni italian nga Forca Rezervë e NATO-s

Në Kosovë vendoset batalioni italian nga Forca Rezervë e NATO-s

Në Kosovë sot është vendosur batalioni italian nga Forca Rezervë Operacionale e NATO-s.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ky batalion është vendosur në kuadër të misionit paqeruajtës të udhëhequr nga misioni paqeruajtës i NATO-së në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të përmbushë mandatin e tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Në njoftim nuk është bërë e ditur se sa është numri i ushtarëve në kuadër të batalionit italian të vendosur në Kosovë.

Ditë më parë edhe Misioni i SHBA-së në NATO, ka njoftuar se është duke ndërmarrë hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR-i të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e dhënë nga Kombet e Bashkuara.

“NATO po ndërmerr hapa të kujdesshëm për të siguruar që KFOR të ketë forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj të OKB-së në mënyrë të paanshme. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara i dha mandat KFOR-it në 1999 për të pasur një mision paqeruajtës neutral”, thuhej në njoftimin e misionit amerikan në NATO, të postuar në platformën “X”.

Më tej misioni i SHBA-së ka shtuar se KFOR-i vazhdon të mbështesë zhvillimin e një Kosove gjithëpërfshirëse, demokratike dhe multi-etnike.

Gati 25 vjet pas zbarkimit, NATO-ja shqyrton përforcime të përhershme në Kosovë
Lexo po ashtu Gati 25 vjet pas zbarkimit, NATO-ja shqyrton përforcime të përhershme në Kosovë

“Në Forumin Ministror, aleatët diskutuan situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe përsëritën mbështetjen e tyre të palëkundur për misionin e KFOR-it”, thuhej në njoftim.

Ndryshe, në fund të shtatorit NATO ka miratuar forca shtesë për t’i dislokuar në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – për shkak të rritjes së tensioneve.

“Ne gjithmonë do të sigurojmë që komandanti ynë t’i ketë burimet dhe fleksibilitetin e nevojshëm, në mënyrë që KFOR-i [Misioni i NATO-s në Kosovë] ta përmbushë mandatin e tij”, tha përmes një deklarate sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai, po ashtu, bëri thirrje për “shtensionim urgjent” të situatës. Tensionet në veri u rritën sërish nga 24 shtatori, kur grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kalo në kategori