LAJMI I FUNDIT:

Në kohë coronavirusi: Kryeministri holandez e emëron deputetin opozitar si Ministër të Shëndetësisë

Në kohë coronavirusi: Kryeministri holandez e emëron deputetin opozitar si Ministër të Shëndetësisë

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka emëruar një deputet të opozitës si ministër të ri të shëndetësisë, për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së coronavirusit.

Martin van Rijn, ish sekretari shëndetësor i Partisë së Punës, është emëruar Ministër i Kujdesit Mjekësor mbi baza të përkohshme për 3 muaj, transmeton Telegrafi.

“Ai ka disa vite përvojë në kujdesin shëndetësor dhe e njeh mirë këtë ministri”, ka thënë Mark Rutte në Twitter.


Van Rijn e merr përsipër detyrën që e ushtronte Bruno Bruins, i cili dha dorëheqje pasi u rrëzua nga lodhja gjatë, në një debat parlamentar që u zhvillua të mërkurën.

Ky vendim, ka marrë lëvdata të gjera në të gjithë politikën holandeze.

Udhëheqësi i Partisë së Punës, Lodewijk Asscher ka shprehur lavdërimet e tij për “të gjithë ata që ecin përpara gjatë kësaj kohe të vështirë”, duke shtuar se nëse ka krizë kombëtare, duhet vepruar me të gjitha mundësitë në dispozicion.

Martin Van Rijn do të punojë së bashku me Hugo de Jonge, Ministrin e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit, në koordinimin e përgjigjes shtetërore ndaj shpërthimit të COVID-19.

Gjatë ditës së djeshme, Holanda ka raportuar për 534 raste më shumë me coronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 2,994. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori