LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive 52 persona të hospitalizuar me COVID-19, dy pacientë në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive 52 persona të hospitalizuar me COVID-19, dy pacientë në gjendje kritike

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, sot më 17.04.2020, janë të hospitalizuar 52 raste me COVID- 19.

Sipas njoftimit 40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.


Bëhet e ditur se sot, do të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga COVID-19.

Ndryshe, në ora 12:30, para Klinikës Infektive do të prononcohen mjekët specialistë lidhur me gjendjen e pacientëve. /Telegrafi/