Ministri i Arsimit, Ramë Buja ka dërguar këta katër anëtarët të cilët do zëvendësojnë të dorëhequrit rreth një muaj më parë. Këtë e konfirmon, Arbër Morina, shefi i kabinetit të ministrit.

Pas plotësimit të Këshillit, pritet që të zgjedhet ushtruesi i detyrës së rektorit dhe pastaj tre prorektorët e tjerë, kjo deri aprovimin e amendamentimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe Statutit të Universitetit, transmeton KP.


UP-ja është në këtë vakum që rreth një muaj, kur pas protestave të studentëve, Ibrahim Gashi pati dhënë dorëheqje nga pozita e rektorit. Pas tij edhe prorektorët e më pas edhe Këshilli Drejtues, pra, të dërguarit e ministrisë. /Telegrafi/