LAJMI I FUNDIT:

Në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shpërndarje të materialeve pornografike, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shpërndarje të materialeve pornografike, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, është arrestuar këtë të mërkurë në Tiranë.

Patrick Wellner, ishte dënuar nga gjykata në Paderborn me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë.

Ai kishte gjeur Shqipërinë si strehë për t’i shpëtuar drejtësisë gjermane, por u lokalizua dhe u arrestua nga policia shqiptare.


Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit: – Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë”, njofton policia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Lajme
Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Kronika e Zezë
Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Lajme
“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Shëndetësi
Kalo në kategori