Në Kërçovë prezantohet projekt për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

Në Kërçovë u prezantua sot një projekt, ku janë përfshirë nëntë komuna nga e tërë Maqedonië, me popullsi të përzier etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti zbatohet nga Asociacioni për Iniciativë Demokratike (AID) dhe e financuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas bashkërenduesit të projektit, Enis Baftijari, qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike në nivel lokal, ndërkaq grupi i synuar janë të rinjtë në këto nënëtë komunat. Projekti përqëndrohet në respektimin e dallimeve në bazë etnike, fetare dhe kulturore.
Projekti është afatgjatë dhe parashihet që të zgjatë deri më 30 qershor të vitit 2018./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
12/10/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































