LAJMI I FUNDIT:

Në Karaçevë vazhdojnë të operojnë kazinot ilegale, banorët të shqetësuar

Në Karaçevë vazhdojnë të operojnë kazinot ilegale, banorët të shqetësuar

Ligji për lojërat e fatit nuk po vlen edhe për fshatin Karaçevë të Kamenicës. Në vendin ku fillon zona neutrale pranë kufirit me Serbinë, e cila monitorohet nga njësitet e KFOR-it, qysh në hyrje të fshatit tash e disa muaj po operojnë shtatë kazino ilegale.

Banorët e kësaj ane po shprehën të shqetësuar se biznese të tilla do t’u sjellin telashe, e të njëjtit po ankohen se nuk kanë asgjë në dorë.


Shefki Keka, është banori më i vjetër i Karaçevës.

Ai thotë se kjo anë asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar se tani. 87 vjeçari shpreh shqetësimin se si për shkak të këtyre bizneseve ilegale banorët janë në rrezik.

“Droga përdoret këtu. Malli i Serbisë krejt kalon këtu. Këtu është një katastrofë e madhe, si te ketë mundësi me lajmëru KFOR-in, apo këdo me i largu… Kështu ka me pas vrasje… Mu largu këto kazino prej këtu, nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë”, thotë ai.

Derisa shumë banorë të fshatit Karaçevë thonë se prezenca e lokaleve të tilla është shqetësuese, ata nuk duan edhe të flasin para kamerës, nga frika se mund të kenë pasoja.

Administratori i fshatit Karaçevë, Armend Kastrati thotë se operimi i këtyre bizneseve është shqetësim i madh, e për këtë shton se kanë biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Kamenicës.

“Problematika më së shumti që këto ditë po vazhdon është se unë si administrator i fshatit kam informacione që rruga e cila e ndan kufirin me rrugën e Breznicës, i keni parë edhe ju tabelat e KFOR-it që i përcakton ato zonat kufitare edhe ku fillon e mbaron si zonë kufitare. Ka zëra që komuna është duke shikuar një alternativë tjetër, për me hap një rrugë  tjetër edhe ajo rrugë të mbyllet, e keni parë që edhe kazinot po operojnë në atë pjesë, e që për neve banorët është një shqetësim shumë i madh”, thotë Kastrati.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati në një përgjigje me shkrim  për KosovaPress, thotë se Policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë pjesë pa marrë leje nga KFOR-i.

“Çështja e Karaçevës është paksa komplekse sepse kur është nënshkruar marrëveshja e Kumanovës në vitin 1999, është bërë një gabim ngase vija është tejkaluar dhe ka hy brenda territorit të Kosovës, konkretisht në Zonën Kadastrale të Komunës së Kamenicës. Edhe Policia e Kosovës, nuk mund të ndërhyjë në atë pjesë pa marrë leje të veçantë nga KFOR-I”, thotë Kastrati për KosovaPress.

Krahas kësaj, ai thekson se çështjet të cilëve u takojnë atyre si komunë, kanë kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës, e po ashtu kanë ngritur shqetësimin edhe me KFOR-in.

KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje edhe zyra për media në kuadër të KFOR-it për të njëjtit nuk u janë përgjigjur pyetjeve tona.

Policia e Kosovës para dy muajve kishte arrestuar katër persona në këtë zonë.

Ndryshe, në mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar projektligjin përmes të cilit lojërat e fatit do të ndaloheshin me ligj./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori