LAJMI I FUNDIT:

Në Gjermani, të vaksinuarit së shpejti rifitojnë “lirinë”

Në Gjermani, të vaksinuarit së shpejti rifitojnë “lirinë”

Mall për një jetë normale – kudo e ndesh këtë në kohën e pandemisë. Një nga mënyrat për të arritur atë është vaksinimi. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u premton lirime atyre që janë plotësisht të vaksinuar.

Sipas planeve të ministrit gjerman të Shëndetësisë, Jens Spahn (CDU) kush është i vaksinuar ndaj coronavirusit, së shpejti do të ketë më shumë liri.

“Kush është plotësisht i vaksinuar, mund të trajtohet në të ardhmen, si dikush që është testuar negativisht”, u shpreh Spahn në fundjavë për gazetën gjermane të së dielës, “Bild am Sonntag”.


Në sfond qëndron një analizë e Institutit Shkencor Robert Koch, RKI, sipas së cilës “detyrimi për karantinim dhe testim për ata që janë plotësisht të vaksinuar do të duhet të hiqet së shpejti”, shkruan kjo gazetë.

Pa test tjetër tek parukieri apo në dyqane

Kur të ketë rënë vala e tretë e pandemisë dhe të fillojnë hapje të tjera bazuar në testet e shpejtë, do të mund të zbatohet ky vendim.

“Kush është i vaksinuar, mund të hyjë pa test të shpejtë në dyqan apo në parukeri”, tha Spahn.

Përveç kësaj, në bazë të vlerësimit të RKI nuk do të ketë më karantinë për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Bazë për këto plane janë vlerësimet e studimeve shkencore aktuale nga RKI.

Gazeta “Bild am Sonntag” i referohet një raporti të dërguar në Ministrisë e Shëndetësisë, të cilin thuhet, se “sipas dijeve aktuale, rreziku i një transmentimi të virusit përmes personave që janë vaksinuar plotësisht më së voni nga dita e 15-të e dhënies së dozës së dytë të vaksinës është më i ulët se sa prova e një testi negativ të shpejtë tek personat e infektuar pa simptoma”.

Analiza është dërguar tek landet

Ky raport është dërguar të shtunën tek landet.

Konferenca e Kryeministrave të Landeve i ishte drejtuar me një lutje RKI për të analizuar, kur dhe nëse “mund të jetë e panevojshme” përfshirja e të vaksinuarve në konceptet testuese.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkon të zbatojë shpejt lirimin e të vaksinuarve nga detyrimi i testimit dhe karantimit.

“Ne do t’i zbatojmë pa vonesë në praktikë këto të dhëna në bisedime me landet”, tha Spahn. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Kalo në kategori