Në tentim për të gjetur pak freski në këtë vapë të madhe, një vogëlushe nga Bellopoja e Podujevës gjeti vdekjen.

Dyvjeçarja Enuara Maloku, të martën u mbyt në pishinën e gomës, që gjendej në oborrin e shtëpisë së saj.


Këtë e konfirmuan edhe babai i saj, Salih Maloku, dhe gjyshi Shemsi Maloku.

Ata nuk pranuan të flasin para kamerë, por megjithatë treguan se ngjarja ndodhi derisa të gjithë festonin Bajramin, e vajza për një moment u kishte ikur nga sytë. /Klan Kosova/