Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dyqane të posaçme, në të cilat kushdo mund të dërgojë pako për bamirësi për njerëzit në nevojë.

Por, pakoja që mbërriti ditën e hënë në një dyqan ishte krejt ndryshe nga të tjerat, pasi brenda saj kishte një sasi prej rreth 2 kilogramë marihuanë.


Pakoja mbërriti ditën e hënë, por u hap pas dy ditësh. Ishte punonjës i dyqanit i cili pasi pa se brenda pakos kishte lëndë narkotike njoftoi menjëherë policinë.

Nga ana e saj policia ka nisur hetimet për të zbardhur se kush e ka dërguar pakon me drogë në dyqanin për bamirësi. /oranews/

pakoja 1

pakoja 2

pakoja 3